Presidenti Donald Trump është mbërthyer prej ditësh në komente e postime lidhur me qytetin e Baltimorës, duke shkëmbyer akuza me një përfaqësues të këtij qyteti në Kongres. Ligjvënësi Elijah Cummings e akuzoi administratën Trump për trajtim të keq të imigrantëve në zonën kufitare me Meksikën.
Presidenti reagoi me një seri postimesh në Twitter, ku e akuzon ligjvënësin 68-vjeçar për bulizëm dhe shprehet se distrikti që ai përfaqëson është “një qytet i pështirë, i mbushur me minj; një rrëmujë e vërtetë”. Zoti Commings përfaqëson Baltimorën, të cilën presidenti e cilëson si vend shumë më të rrezikshëm se kapanonet federale ku mbahen imigrantët e paligjshëm.
….As proven last week during a Congressional tour, the Border is clean, efficient & well run, just very crowded. Cumming District is a disgusting, rat and rodent infested mess. If he spent more time in Baltimore, maybe he could help clean up this very dangerous & filthy place
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 27, 2019
Sipas statistikave qeveritare rezulton se distrikti që përfaqëson ligjvënësi Cummings përfshin lagje të varfra të Baltimorës si dhe periferi të pasura të qytetit dhe se të ardhurat mesatare për frymë në distriktin e tij janë më të larta se mesatarja kombëtare.
Presidenti iu kundërvu kritikave që pasuan sulmet e tij ndaj ligjvësësit afrikano-amerikan. Para disa ditësh presidenti u bë objekt kritikash për sulmet ndaj katër ligjvënëseve demokrate, të gjitha gra me ngjyrë.
“Demokratët gjithmonë luajnë kartën e racës, kur në fakt ata kanë bërë fare pak për të ndihmuar situatën e afrikano-amerikanëve,” shprehet presidenti. “Aktualisht kemi ritmet më të ulëta të papunësisë në histori; gjërat po përmirësohen edhe më shumë. Elijah Cummings ka dështuar keq!”
….a look, the facts speak far louder than words! The Democrats always play the Race Card, when in fact they have done so little for our Nation’s great African American people. Now, lowest unemployment in U.S. history, and only getting better. Elijah Cummings has failed badly!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 28, 2019
Në një tjetër postim presidenti shkruan “Përse i jepen kaq shumë fonde distriktit të Elijah Cummings kur në fakt konsiderohet si më i keq-administruari dhe më i rrezikshmi në Shtetet e Bashkuara. Asnjë qenie njerëzore nuk do të jetojë në atë qytet. Ku shkojnë këto para? Sa vidhet? Të bëhen hetime për këtë rrëmujë korrupsioni!”
Why is so much money sent to the Elijah Cummings district when it is considered the worst run and most dangerous anywhere in the United States. No human being would want to live there. Where is all this money going? How much is stolen? Investigate this corrupt mess immediately!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 27, 2019
Në një seancë dëgjimore kohët e fundit në Kongres, zoti Cummings si kryetar i Komisionit për Llogaridhënien e Qeverisë, i drejtoi pyetje të forta sekretarit në detyrë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën në objektet federale ku mbahen ligjvënësit e paligjshëm. Ai ngriti pyetje nëse qeveria ka dokumentacione të rregullta për fëmijët që ndahen nga prindërit. Zoti Cummings citoi një raport të qeverisë federale sipas të cilit autoritetet bëjnë një punë më të mirë për të dokumentuar vendndodhjen e zotërimeve personale të imigrantëve se sa të fëmijëve të tyre”.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney hodhi poshtë interpretimin e komenteve të presidentit si sulme raciste. “Presidenti e sulmoi ligjvënësin për përhapjen e deklaratave të pavërteta, s’ka të bëjë fare me racën e zotit Cummings”.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply