Nikollë Nikprelaj
Të nderuar dhe respektuar ju përshëndes nga Prishtina! Sot me datë 25 korrik 2019 në presidencën e Kosovës u dekorova nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi me titullin “Mjeshtër i Merituar”! Ky titull me nderon mua por edhe gjithë Malësinë prej nga jam unë! Rrugetimi im ndër vite si këngëtar ishte me lule dhe therra-falë rrethanave historike të dekadave të fundit.Sakrificat ishin te medhaja por une bashkë me shumë kolegë te mi arritëm ti tejkalonim pikërisht falë përkrahjes tuaj që asnjëhere nuk e humbët besimin por na përkrahët gjatë gjithë rrugës! Andaj kete dekoratë ua dedikoj Ju! FALEMINDERIT! I juaji n.n.
Burimi/Facebook


Leave a Reply