Sapo ministri ndigjon fjalën e te burgosurit “se ju marr nga burgu dhe jam filani” ai i mbyll telefonin, sikur te mos mjaftoje kjo as nje komunikim per shqiptarin e fundosur qe po kalbet ne burgjet e ketij vendi fqinjë. Por…
Historia e Shaban Veizit i dënuar me burgim të përjetëshëm për trafikimin e 16 kg hashash, ka shokuar mbarë opinionin shoqëror, por përjashto ministrat e qeverisë të cilët edhe pse paguhen nga taksat e popullit kullundrisen ne luksin dhe nepotizmin “Made in Albania”.
te burgosurit per ate qe kane bere po vuajne denimin por ata kane edhe te drejtat e tyre ku qeveria shqiptare ben sikur nuk i di…
Shaban Veizi publikisht kërkon ndihmë nga shteti që ky i fundit te jetë prezencë në gjyq për të parë ky shtet kontrabedal se si denohen shqiptarët në këtë vend. Duke pasur nje respekt për ministrin e punëve te jashtëme në detyrë, duke pasur parasysh premtimin se telefoni i tij për hallet e migranteve do te jete kurdoherë në gadishmëri, duke pasur parasysh se ka të bëjë me jetën e një njeriu i cili po kalbet në burgjet grek i dhashë numrin të burgosurit Shaban Veizit me bindjen e plotë se ky ministër çunak si nje ish-emigrant do te bente detyren qe i takon, por u gabova. Janë këta çunakë buzëqumësht që nuk dinë ende se cfarë vlerash ka jeta, nuk dinë se si trajtohen dhe dënohen shqiptarët, si humbasin dhe si vriten…
Shabani ka kerkuar publikisht ne mediat shqipatre ndihmën e shtetit, një shtet që ende ben sikur nuk e kupton se e ka për detyrë te shkoje ne qelite e burgut dhe te shikoje si trajtohen shqiptaret dhe jo me te mbyllë telefonin sapo ndigjon fjlalën qe ju marr nga burgu. Këta ministra leshi dhe te pacipë na teprojne dhe eshte nje turp që i kemi mbi kokë të kuullandrisur me kostume dhe gravate me mercedesa etj.
Sot Shabani me merr nga burgu dhe me dergon mesazhin që i ka derguar ketij të ashtuquajtur ministër, pasi më parë ky i kishte mbyllur telefonin. Pra me dy fjalë Shabani kerkon vetem prezencen e shtetit ne gjyq dhe asgje tjeter kaq e veshtirë eshtë për këtë shtet shqiptar kontrabedal?
Ja mesazhi i tij i plotë
si minister i Puneve të jashtëme ju uroj shendet. Une jam nje i denuar shqiptar nga Çameria dhe quhen Shaban Veizi nga konispoli. Jam i vetëm i dënuar ne burgjet e Greqisë dhe ne gjithe Evropën për 16 kg hashash me burg te përjetëshëm pse jam çam.
Me datën 18/09/2019 kam gjyqin e Shkallës së Lartë për herë të tretë. Kërkojë ndihmën e shtetit dhe veçanerisht ndihmën tuaj. Shteti grek nuk me ndihmon dhe veçanerisht dua ndihmën tuaj. Shteti grej nuk më ndihmon me avokat. Kam 15 vjet dhe 4 muaj brenda, turpi i botës sikur jam terrorist…
të më falni për shqetësimin që ju bëj, numrin tuaj ma dha gazetari Sh.Z.
Me respekt Shaban Veizi
Burimi /Fecebook


Leave a Reply