“Amanet mushkat se Baba Xhikja na la!”. Kjo shprehje e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pas konferencës për media të Ilir Metës duket se ka ndezur betejën në rrjetet sociale midis LSI dhe PS.
Pas deklaratës thumbuese të Spiropalit ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili e ka quajtur atë “Mamica”, ashtu siç në fakt e ka thirrur disa herë në takime publike kryeministri Edi Rama.
Por, LSI e ka lëshuar fare gjuhën duke i kujtuar orgjitë Elisa Spiropalit, teksa Braimllari i thotë se “politika nuk ka lidhje me orgjitë”
“Mamica e Skënderbeut duhet ti sqarojë shqiptarëve pirunin që i nguli kryetari, tenderin e ujësjellësit të Ersekës, tenderat korruptiv në ujësjellësin e Fierit. Politika nuk ka lidhje me orgjitë ooo…. Mamicë”, shkruan Braimllari.
gazeta-shqip.com


Leave a Reply