Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit ka komentuar situatën në Partinë Demokratike në përfundim të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sipas tij dy palë zgjedhjet fundit kanë dëshmuar se populli nuk ka besim te PD ndaj bën thirrje për ristrukturim të partisë.
Reagimi i plotë
E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.
Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.
A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?
gazeta-shqip.com


Leave a Reply