Presidenti i Republikës, Ilir Meta i bën thirrje udhëheqësve të opozitës të ndalojnë protestën para Parlamentit dhe qytetarët të shpërndahen paqësisht. Deklarata e kreut të shtetit erdhi në momentin kur mbështetësit e “Opozitës së Bashkuar” ishin mbledhur përpara sallës së seancave plenare.
Më herët, Meta njoftoi çdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, nisur nga kriza politike që ka përfshirë vendin. Ky vendim i Presidentit të Republikës u përshëndet nga liderët e opozitës. Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi fitore të rezistëncës së qytetarëve, por beteja, tha ai, nuk përfundon këtu, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mapo.al


Leave a Reply