Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur protestën e tetë kombëtare të opozitës, përmes një fjalimi përpara mbështetësve nga selia blu. “Orët e tiranisë po marrin fund, ora e fitores po afron”, tha Basha. “Vendosmëria dhe qëndresa është forca jonë dhe forca juaj është e pandalshme. Zëri i sovranit do të dëgjohet”, tha Basha.
“Forca jonë, forca juaj sa vjen e shtohet, siç shtohen radhët e protestës, bashkimi ynë, bashkimi i shumicës morale, politike dhe njerëzore që është sot kjo lëvizje për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne nuk do ndalemi derisa ta rrëzojmë tiraninë. E sotmja është një natë e rëndësishme për betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, deri në një qeveri tranzitore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Unë e di zemërimin e zemrave që dhembin nga fëmijët e pa bukë, nga pridnërit e papunë, nga dinjiteti i nëpërkëmbeur, nga trauma e familjeve që u janë prishur shtëpitë pa ligj., e njoh dhe e di dhimbjen tuaj, e di zemërimin tuaj të ligjshëm, ndaj do jem në krahun tuaj deri në fitoren e kësaj beteje. Dua t’ju kërkoj sonte mirëkuptimin tuaj që kjo natë të ndezë shpresën se shumica jeni ju, asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë”, tha Basha.
Kreu i PD tha policia hodhi gaz lotsjellës edhe sot ndaj protestuesve paqësore, sipas tij, për të tërhequr vëmendjen, pas shtyrjes së zgjedhjeve vendore nga Meta. “Dështuan me turp, siç dështoi me turp përpjekja për zgjedhje moniste e kriminale, pas anulimit të dekretit nga presidenti. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë, më në këmbë se kurrë, më të vendosur se asnjëherë më parë, për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.
Protesta e sotme e “Opozitës së Bashkuar” zgjati më shumë se dy orë. Përpara Kryeministrisë tubimi u zhvillua paqësisht, ndërsa te Parlamenti, siç të gjitha protestat e fundit, janë hedhur kapsolla e tymuese, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Mapo.al


Leave a Reply