
Prishtinë, shkurtr 2013 – Eshtë mbajtur takimi i radhës i Këshillit Organizativ për Shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovësi. Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Kosovës është diskutuar për angazhimet e deritashme dhe përgatitjeve tjera, që duhet të bëhen lidhur me shënimin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Anëtarët e Këshillit Organizativ, të ngarkuar me organizimin e ceremonive të veçanta kanë raportuar lidhur me punën e bërë deri më tani.
Me këtë rast është theksuar se deri në fillim të javës së ardhshme duhet të kryhen të gjitha përgatitjet e përcaktuara dhe të përgatitet programi final. U tha se çdo gjë do të jetë gati që Përvjetori i pestë i Pavarësisë të shënohet në mënyrë madhështore dhe dinjitoze.
Aktivitet kryesore janë parakalimi i njësive të FSK-së në qendrën e Prishtinës, si dhe mbajtja e dy akademive. Më 15 shkurt parashihet mbajta e akademisë që ndërlidhet edhe me 43 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, më 16 shkurt planifikohet të mbahet akademia qendrore e shënimit të 5 vjetorit të Pavarësisë, dhe me këtë rast do të ketë edhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës.
Eshtë vendim i mëhershëm i Këshillit Organizativ që për shënimin e 5 – vjetorit përveç manifestimeve qendrore, që do të mbahen në Prishtinë, të mbahen edhe një sërë aktivitetesh nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Më 15 shkurt nëpër të gjitha shkollat në Kosovë, ora e parë do t’i kushtohet 5 – vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Pas homazheve nëpër të gjitha komunat tek varrezat e dëshmorëve të kombit, do të mbahen seancat solemne e kuvendeve komunale, si dhe do organizohen koncerte, ekspozita dhe aktivitete tjera kulturore.
QIK
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply