Miku im i viteve më të vështira të karierës sime 45 vjecare si gazetare profesioniste. Jam e prekur, sepse kurrë nuk më ftove, për të qënë pjesë në festën , që organizon me rastin e ditëlindjes së gazetës. Sigurisht, ke menduar të keshë në tavolinë të ftuar specialë, që janë drejtues emisionesh, “Vipa”, që kanë dalë nga ajo derë, por, që nuk ju hyri gjemb në këmbë, kur gazeta kaloi kohën më të vështirë të ekzistrencës së saj, madje ndonjëri prej tyre, në atë periudhë e akuzonte gazetën tonë.
Gykoj se kam të drejtë ta shpreh publikisht, atë që ndjej,për të thënë një të vërtetë, se duhet të jem aty mes kolegësh, pasi kam rriskuar si askush tjetër, si asnjë gazetare sëpaku në Ballkan, ku për shkak të profesionit, donin të më shfarosnin familjarisht.
Thjeshtë për faktin, pse isha gazetare e kësaj gazette në Vlorë, për gjatë 10 vjetëve, në periuhdën më vështira, që ka kaluar Shqipëria. Ti kurrë nuk më mbështete, as kur unë përballesha gjyqeve me “Ballinjtë” e 55-sës, të RD etj etj, për të mbrotjur dinjitetin tim, misionin dhe profesionin e gazetares, por edhe gazetën “Koha Jonë”, kur akuzohej “se ishte protoganiste e trazirave në Vlorë”.
Duke fituar këto beteja, duke ndëshkuar e dënuar shpifësit me vendim gjykate, unë mbrojta edhe prestigjin e gazetës :Koha Jonë”, miku im, Nikollë Lesi.. I shpreh publikisht këto që ndjej edhe për një shkak tjetër, që më lidh më shumë se kushdo me gazetën “Koha Jonë”.
Gjykoj, se për vrasësit e fjalës së lirë, të së vërtetës, ,që po ndodhte në Vlorë e Shqipëri, nuk ishte e rastësishme vendosja e tritolit në shtëpinë time, më datën 10 maj, që është ditëlindja e gazetës,. Cfarë bëra unë, gazetarja e Vlorës , përvecse mes plumbash, përcolla kronikën e përgjakur të pranverës së vitit 1997 në Vlorë, kur tirazhi i saj shkoi në 90 mijë kopje ,që ishte i vetmi zë i të vërtetëës, pse gazetarët e tjerë e braktisën Vlorën, që përjetoi dhimbjen më të thellë, me humbjet më të mëdha njerëzore.
Unë duhet të isha në cdo 10 maj,në ditëlindjen e gazetës “Koha Jonë” edhe për të shprehur gëzimin, që shpëtuam gjallë, pavarësisht se fëmijët e mi, rriten me gjurmët e plagëve të tritolit dhe kjo dhimbje do ti shoqërojë tërë jetën, jo për faj të tyre, për shkak të nënës së tyre, që ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë”. Kaq desha të them , pse kam edhe të tjera, por nuk dua të zgjatem dhe pas këtyre lind natyrshëm pyetja: A duhej të isha edhe unë në festën e ditëlindjes së gazetës “Koha Jonë”?
Mjafton të më ftoje, pse bukën do ta kisha marrë me vete nga Vlora, miku im! Gëzuar ditëlindjen e gazetës dhe uroj me zemër, që si gjithmonë, të jetë lajmëtare e sëvërtetës, në krah dhe në mbrojtje të së drejtës dhe lirisë së qytetarëve.
Me respekt Zenepe Luka
Vlorë, 11 maj 2019


Leave a Reply