Gazeta Express
Prokuroria po vazhdon hetimin e rastit për Loredana Zefin pasi që ajo u akuzua për vjedhje të parave një çifti zviceran, shkruan ‘20 minuten‘ përcjell GazetaBlic. Projekti i fundit muzikor i reperes nga Ferizaj është ‘Romeo&Juliet,‘ në bashkëpunim me Mozzikun. Këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe deri më tani është klikuar 27 milionë herë në ‘Spotify‘. Po përkundër suksesit të saj në muzikë, qysh se nga dje Loredana po merr tituj negativ pasi që po kritikohet si shkak i kësaj akuze për vjedhje parash nga një çift në Zvicër. Ajo ka marrë më shumë se 700.000 mijë franga.
Prokuroria e Luzernit është duke hetuar mashtrimin. Në media sociale reperja po kritikohet tejet shumë për këto akuza edhe pse ende nuk dihet se a janë të vërteta.Si shkak i këtyre akuzave shtrohet pyetja, se çka do të ndodh tashmë me karrierën e Loredanës?
‘20 minuten’ ka marrë një deklaratë nga menaxherja e muzikës Oli Rosa e cila tha: ‘Loredana tashmë ka kaluar në një ‘mjedis’ tjetër dhe i ka ndodhur diçka që nuk duhet dikujt t’i ndodh dhe nëse dënohet dhe këto akuza janë të vërteta atëherë pa dyshim se do ta dëmtojë në karrierë’. Elia Binelli, themelues i revistës ‘Lyrics’, thotë: ‘Loredana nëse dënohet atëherë ajo nuk mund të publikojë këngë dhe kështu mund edhe t’i përmbyset karriera‘.
‘Aktualisht, rasti i Loredanës është një fenomen i zakonshëm. Reperet po përballen me gjykata kohët e fundit. Ekziston rasti i motrës së reper-it gjerman, Ewa, e cila u akuzua për përdhunim. Ai gjithashtu emëron shembujt e reperit amerikan ‘6ix9ine’ ose ‘YNW Melly’. Ky i fundit përballet edhe me dënimin me vdekje për vrasjen e dy personave. “Megjithatë, muzika e tij është akoma e kërcënuar,’ thotë Binelli. Ndërsa, disa njohës të kësaj larmie sipas ‘20 minuten‘, thonë se nuk besojmë se një mashtrim financiar mund ta dëmtojë karrierën e Loredanës. Rasti bën që fansat e saj të tregojnë me shumë interes për të dhe nëse dështon, ajo përsëri mund ta rimëkëmbë karrierën pasi që ajo e ka filluar atë në ‘Instagram‘ dhe ka qenë e pavarur nga industria e muzikës dhe nuk është e varur prej tyre për sa kohë nuk bojkotohen rrjetet sociale.Në muajin Korrik, Loredana dhe ‘Mozzik‘ do të performojnë në ‘Openair Frauenfeld‘.
‘The Openair Frauenfeld‘ nuk mund të komentojë mbi rastin pa një konkludim të policisë. Në njërën anë, këto janë padyshim një proces i vazhdueshëm dhe nga ana tjetër çështje private e artistes, thuhet në një deklaratë me shkrim. Organizatorët do të ndjekin nga afër rrjedhën e mëtejshme të rastit dhe reagojnë në përputhje me rrethanat. Loredana, gjithashtu ka vende të mira në listat e ‘Spotify‘. Nëse ‘Spotify‘ reagon ndaj rastit dhe nëse reperja është më në fund e dëbuar nga programi atëherë aty do të ndodhë diçka jo e dëshirueshme për karrierën e saj.Ndërkohë, reperi gjerman Farid Bang reagon me humor ndaj rastit. Duke aluduar për Loredanen, e cila ishte paraqitur si një avokate me emrin Anna, ai thotë: ‘Siç rezulton ajo nuk është vetëm repere ka studiuar ligjin dhe u bë një avokate, pastaj ai shpërthen duke qeshur’.
——————————————–
Akuzat e tjera për Loredanën
Edhe fotografja dhe ish-shoqja e saj e kanë akuzuar se i ka mashtruar së bashku me vëllain e saj
albinfo.ch
Reperja nga Kosova, Loredana Zefi, u intervista dje nga policia zvicerane dhe më pas u lirua. Por, hetimet ndaj saj dhe vëllait të saj do të vazhdojnë nga Policia e Luzernit. Loredana akuzohet se ka mashtruar një çift, duke i marrë 700 mijë franga, derisa vëllai i saj 200 mijë, përcjell albinfo.ch.
Por, akuzat ndaj saj po shtohen me të tjera histori. “20min.ch” ka publikuar dëshminë e një fotografeje, sipas të cilës Loredana Zefi dhe vëllai i saj i kanë vjedhur kartën e kreditit dhe në fund reperja e ka kërcënuar me një armë. Fillimisht ajo thotë se janë njohur me Loredanën gjatë një klipi të Ylli Limanit, ku ajo e ftoi të bashkëpunonin. “Fillimisht ishte e ngrohtë dhe e afërt”, shpjegon Dorentina, fotografja që i referohet media zvicerane, përcjell Albeu.com.
“Pas një dite të tërë fotografish, ishim të lodhura dhe shkuam të flinim tek apartamenti i vëllait të Loredanës. Aty fjeta dhe më pas zbulova çfarë kishte ndodhur”, vijon ajo. Për vjedhjen e të dhënave të kartës së Dorentinës për njërin prej vëllezërve të Loredanës, të cilit gazeta ia fsheh emrin dhe e quan Qëndrim, ka vendim gjykatë duke u dënuar me 560 franga gjithsej. Me kartën e Dorentinës, vëllai i Loredanës kishte luajtur kumar dhe kishte blerë një biletë avioni Zvicër-Kosovë.
Kur Dorentina është kthyer në vendin e banimit kuptoi se karta i ishte bllokuar nga banka për shkak të luajtjes në lotari. “Më pas shkova të përballesha me të, por ajo kishte një pistoletë në çantë dhe më tha se më parë duhej të isha dikush që të punoja me të. U tremba shumë”, tregon Dorentina sipas “20min.ch”.
Akuza edhe më herët
Në verën e 2017, një ish mike e Loredanës e pati denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj.
Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes të cilat shpinin në Zvicër tek Loredana.
Esa Vokshi, ka treguar historinë e saj në lidhje me këngëtaren dhe vëllain e saj. “Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë. Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale.
Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro”, ka treguar ajo, duke akuzuar këngëtaren nga Kosova që jeton në Zvicër, transmeton ‘prive.al’.
Karriera
Por, kjo mund të ndikojë edhe në karrierën e saj. ‘20 minuten’, ka marrë një deklaratë nga menaxherja e muzikës Oli Rosa e cila tha: ‘Loredana tashmë ka kaluar në një ‘mjedis’ tjetër dhe i ka ndodhur diçka që nuk duhet dikujt t’i ndodh dhe nëse dënohet dhe këto akuza janë të vërteta atëherë pa dyshim se do ta dëmtojë në karrierë’. Elia Binelli, themelues i revistës ‘Lyrics’, thotë: ‘Loredana nëse dënohet atëherë ajo nuk mund të publikojë këngë dhe kështu mund edhe t’i përmbyset karriera’.
————————————————————
Flet fansi që takoi Loredanën dhe Mozzikun në aeroportin e Baselit
nga:L I
loredana dhe mozzikLoredana ZefiMozzikLoredana Zefi dhe bashkëshorti i saj Mozzik janë ndodhur në Aeroportin e Bazelit orë më parë, të enjten pasdite. Loredana ishte e mbështjellë me një xhaketë të trashë Gucci dhe kishte një kapuç. “Ajo fshihej pas një palë syze dielli, teksa kishte vënë buzëkuq të kuq, dhe fytyra e saj nuk shihej shumë”, thotë një fans që ka takuar atë dhe Mozzikun, përcjellë GazetaBlic.Fansi nuk ishte në dijeni se Loredana ishte nën dyshimin se kishte mashtruar një çift zviceran.
“Kisha parkuar në aeroport pas makinës së Loredana dhe Mozzik. Më zgjati dorën dhe pimë një cigare së bashku. Loredana në anën tjetër ishte mjaft e kujdesshme, por me ngurrim më zgjati dorën, dhe thash me vete çfarë ka ndodhur me t딓Më vonë, Mozzik më përshnëdeti pasi duhej të merrte aeroplanin në Kosovë. Arsyeja tha ai se është “biznesi”.
Loredana Zefi dhe vëllai i saj dyshohet se arritën të mashtronin një çift zviceran duke u marrë atyre plot 900 mijë franga, dhe dy ditë më parë, me datë 7 maj ajo u arrestua në apartmentin e saj, për tu marrë në pyetje dhe më pas të lihej e lirë./Gazetalic20min.ch
https://gazetablic.com/flet-fansi-qe-takoi-loredanen-dhe-mozzikun-ne-aeroportin-e-baselit/
————————————————-
Nuk kanë fund skandalet për Loredanën dhe Mozzik, morën jahtin dhe ‘zhduken’
Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Pasi një çift zviceran tha se këngëtarja i kishte marrë 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marrë kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar të gjitha lekët.
Ndërkohë, sipas gazetës zvicerane ‘20 min’, Loredanës i është shtuar edhe një akuzë për marrjen e 1000 frangave nga një kompani me qira. “Blick’”, (portal zviceran) raporton se akuzat këtë here vijnë nga një pronar anijesh që pretendon se ky rast ka ndodhur në vitin 2017 dhe thotë se është mashtruar nga Loredana. Loredana ishte paraqitur si e bija e avokatit Valentin Landmann, duke kërkuar marrjen e një varke me qira. Pronari thotë se kishte lëshuar pe për emrin e famshëm të Valentin Landmann, kur Loredana u paraqit si vajza e avokatit me burrin e saj Mozzik, por pa licencë.
“Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut,” kishte thënë Loredana, sipas pronarit. Loredana dhe Mozzik, pas tri orë e gjysmë, ishin kthyer në Liqenin ‘Neuchâtel‘. Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë, të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete, sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty. Humbja e anijes me qira nga kjo kompani është 1000 franga, që dukej e papërshtatshme për një ankesë penale.
Sipas ‘Blick’, pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin t’ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri. Avokati i Loredanës, kur iu kërkua të tregonte se a është e vërtetë se kjo e fundit e ka përdorur emrin e Valentin Landmann, nuk dha përgjigje dje në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë. Emri i plotë i pronarit që ka akuzuar Loredanën, nuk është përmendur nga gazeta zvicerane as me iniciale.
—————————————-
KJO ËSHTË PYETJA QË E ÇOI NË KËMBË LOREDANËN
Insajderi INSAJDERI 6 ditë më parë
0
Kjo është pyetja që e çoi në këmbë Loredanën
Loredana është nervozuar në një moment gjatë konferencës në Prishtinë.
Ajo reagoi duke u ngritur në këmbë dhe duke e ngritur zërin, në momentin kur gazetarët e pyetën nëse kjo çfarë ka ndodhur do të ndikojë në përkeqësimin e imazhit të saj.
Megjithëse në fillim Loredana tentoi të tregojë se ende asgjë nuk është sqaruar, ajo nuk dinte të shpjegonte edhe aq mirë se ajo nuk është fajtore në gjithë këtë skandal.
Ndërsa kur është pyetur edhe për përfshirjen e vëllezërve të saj, ajo me zë edhe më të ngritur ka treguar se nuk flet në emër të vëllait të saj.
https://insajderi.com/kjo-eshte-pyetja-qe-e-coi-ne-kembe-loredanen/
————————————
‘
AKUZOI LOREDANËN PËR PËRDORIMIN E MBIEMRIT, ZBULOHET LIDHJA E AVOKATIT ME FAMILJEN ZEFI
Insajderi INSAJDERI rreth 9 orë më parë
0
Akuzoi Loredanën për përdorimin e mbiemrit, zbulohet lidhja e avokatit me familjen Zefi
Përvec çiftit zviceran, Loredana Zefi mori një tjetër akuzë nga avokati Valentin Landmann. Ai tha se reperja përdori një identitet të rremë për të mashtruar çiftin, duke u prezantuar si Anna Landmann, gruaja e avokatit.
Duket se Loredanës i ka ardhur në mendje ky emër pasi më parë, avokati Landmann ka mbrojtur vëllain e saj Faton në një çështje.
Ai ka marrë përsipër të mbrojë çështjen e Fatonit duke u munduar që të mos dëbohet nga Zvicra. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar se vëllai i Loredanës, Faton u dëbua nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Madje, ai konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” pasi nisi të shiste marijuanë që në moshën 15 ose 16 vjeçare.
Avokati Landmann nuk ia doli të fitonte çështjen e tij më 23 maj 2016, zbulojnë disa dokumente nga Prokuroria e Luzernit.
Kujtojmë se Fatoni ishte pjesë e skemës së mashtrimit ndaj çiftit Z, i cili i mori 6900 franga Petrës dhe i thoshte vazhdimisht se do ia kthente. Avokati Landmann nuk ka bërë ende asnjë koment për lidhjen e mëparshme që kishte me familjen Zefi.
https://insajderi.com/akuzoi-loredanen-per-perdorimin-e-mbiemrit-zbulohet-lidhja-e-avokatit-me-familjen-zefi/


Leave a Reply