Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar duk shprehur keqardhje për djegien e objektit të qendrës tregtare “Viva Fresh Store” në Gjakovë, por të njëjtën shqetësim nuk e bërë edhe me kaplimin e zjarrëve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme disa maleve të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin në ‘Viva Fresh’ dhe ka thënë se do t’i qëndrojë afër pronarit Xhevdet Rexhepi, si dhe ka bërë me dije se Qeveria do t’i qëndrojë afër pronarit gjatë kësaj periudhe.
Mirëpo shqetësimin e njëjtë, Haradinaj nuk e ka bërë edhe për tri fshatrat Suharekës (Mushtishtë, Budakovë dhe Semetishtë), tri fshatrat e Ferizajit (Gllavicë, Mirash dhe afër autostradës Prishtinë-Ferizaj), Pejë, si dhe në Gjakovë sipas kryetarit Ardian Gjini ka pasur 80 zjarre, kryesisht në male dhe fusha, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj është ndalur t’i komentojë vetëmn djegjen e ‘Viva Fresh’, kurse malet e Kosovës duket se janë më pak të rëndësishme për të parin e Qeverisë.
Madje në reagimin e tij ai nuk e ka përmendur as zjarrfikësin që mbeti i lënduar duke munduar që të shuaj zjarrin që kishte kapluar këtë qendër tregtare.
“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë. Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Gazeta Metro.
Kujtojmë se kryeministri Haradinaj kishte vizituar ditë më parë qendrën e shpërndarjes të ‘Viva Fresh’, duke thënë se kjo kompani është input i fortë për ekonominë e vendit, po ashtu ai tha se ‘Viva Fresh’ vërtetë i jep garanca konsumatorëve, pasi është e saktë, e garantuar, në atë që iu ofron atyre.
Po ashtu ministria e Tregtisë ka gjobitur kompaninë “Viva Fresh” disa herë, së fundi në Prishtinë pasi që Inspektorati i Tregut ka gjetur se dy produkte në këtë market kanë pasur tjetër çmim në rafte dhe tjetër tek arka./gazetametro.net
Leave a Reply