Festa e Ditës së Verës që e kthen Elbasanin në kryeqytetin e Shqipërisë vazhdon të mbetet një atraksion për të gjithë.
Këtë herë ka qenë prezantuesi I mirënjohur i ekranit Xhani Shqerra I cili ka zbuluar disa nga sekretet e festës më të dashur për elbasanasit. Përmes emisionit “Bel Mondo” ,Xhani Shqerra është rikthyer në vendlindjen e tij për të prezantuar publikun me disa nga detajet e kësaj feste .
Çdo shikues I Klan Plus Tv pati mundësinë që të njihej me traditën,kulturën e historinë e qytetit të lashtë. Përmes kameras së “Bel Mondo” shikuesit anembanë botës u njohën me kulinarinë e Elbasanit dhe veçanërisht ushqimet që përgatiten për këtë ditë feste.
Nga duart e Zj.Liliana Seitaj publiku pati mundësinë të shihte dhe të zbulonte sekretin për të përgatitur ëmbëlsirën tradicionale dhe simbolin e ditës së verës, ballokumen.
Gjatë këtij episodi Xhani Shqerra u shoqërua edhe nga shumë të ftuar special si këngëtarët e mirënjohur Mehdi Zena, Kastriot Tusha dhe Zina Zdrava .
Kujtimet e fëmijërisë së saj mbi festimet e ditës së verës I ndau me “Bel Mondo” edhe deputetja e PS znj.Evis Kushi. Po ashtu prezantuesja simpatike Eva Murati dhe arbitri elbasanas Enea Jorgji ndanë me shikuesit përvojat e tyre mbi këtë ditë feste.
“Bel Mondo” e Xhani Shqerrës arriti shikueshmërinë më të lartë gjatë transmetimit të emisionit duke përcjellë tek të gjithë shikuesit thelbin e vërtet të festës së Ditës së Verës në Elbasan,traditës që vijon të magjepsë brez pas brezi çdo 14 Mars.
E.S Elbasani news.al


Leave a Reply