Është ndarë nga jeta, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e parë e shkrimtarit Dritëro Agolli. Prej një jave “zonja e hekurt” ka qenë shtruar në Spitalin e Neurologjisë në QSUT. Të afërmit bëjnë me dije se është shuar për shkak të hemorragjisë cerebrale.
Vetëm pak javë më parë Sadija do të bënte me dije përmes medies vendimin e saj për të lejuar që shtëpia ku kishin jetuar me Agollin dhe fëmijët të kthehej në shtëpi muze, nëse do t’i kërkohej përsëri
Gjatë daljeve të saj të fundit ajo rrëfeu se gjatë kësaj kohe, pavarësisht ndarjes fizike të Dritëroit kishte jetuar me të, përmes, librave, pikturave kujtimeve që ai la. Sot ajo bashkohet me shkrimtarin për të vijuar rrugëtimin e përjetshëm të dashurisë
http://shekulli.com.al


Leave a Reply