
Një ndër aplikacionet me ndihmuese në sferën e orientimit dhe eksplorimit të vendeve të panjohura, duket se mban disa sekrete.
Bëhet fjala për aplikacionin “Google Maps”, nëpërmjet të cilit shpesh eksplorojnë vende të panjohura në rruzullin tokësor.
Por e kishit vënë re edhe ju se “Google Maps” mban disa sekrete?
Në fakt ky aplikacion tregohet mjaft diskret kur bëhet fjala për ndërtesa apo baza qeveritare dhe shumë vende nuk janë të dukshme në satelit.
Më poshtë do shihni listën e disa prej vendeve që nuk arrijmë t’i eksplorojmë me anë të “Google Maps”.
1.Helipuerto de Cartagena, në Los Dolores të Spanjës, ku në pamje të parë duket se nuk ka asgjë të çuditshme. Dhe kur e shihni më pas në Google Street Vieë duket një fushë boshe.
2.Marcoule Nuclear Site afër Bagnols-sur-Cèze në Francë. Ai është ndërtuar në 1956 për eksperimentet industriale dhe ushtarake me plutoniumin.
3.Një tarracë normale shtëpie në Utrecht të Hollandës, OOrsprongpark 8 në 3581 ET Utrecht, për të qenë të saktë. Askush nuk e di çfarë ndodhet në atë çati.

http://shekulli.com.al


Leave a Reply