Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas djegies së mandateve nga opozita. Në një deklaratë të gjatë në ERTV, Rama u shpreh se akti i opozitës është i pandodhur më parë, por jo i pashpjegueshëm. “Ky është nga ato momentet që veç fjalës që thuhet dhe konfliktit politik që buron nga interesat partiake dhe synon perçarjen e zgjedhësve duhet të përpiqemi të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja dhe pastaj duke parë rreth e rrotull e përballë ne në mënyrë që të kuptojmë e të kuptohemi sa më mirë. Opozita parlamentare ka konsumuar një akt të pandodhur më parë, që nga demokracitë perëndimore, një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm”, tha Rama.
Rama ka pranuar se ka qenë i gabueshëm gjatë qeverisjes.
“Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe as i gabueshëm, kam bërë gabime por kam ditur të tërhiqem e të them “më falni” jo njëherë por më shumë se një herë. S’jam krenar për sulmet, por jam stërmunduar për ti dëgjuar të gjithë nga dhjetra mijëra njerëz që më kontaktojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në 2 të natës. Jam tërhequr duke bërë hap mbrapa më shumë se një herë”, tha Rama.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply