Nis udhëtimi e protestuesve të opozitës nga rrethet. Deputeti i PD, Flamur Noka ndodhet në Shkodër, në vendin e nisjes së autobusëve me qytetarë.
Në një prononcim për mediat, Noka u shpreh se pjesëmarrja është e e madhe, ndërsa theksoi se sot është dita e qytetarëve dhe politika do të heshtë.
“Janë disa pika ku nisen qytetarët shkodranë drejt Tiranës, masiviteti është i paparë si ndonjëherë, janë me mijëra. Sot është dita të flasin qytetarët, sot politika hesht. Sot është dita që të flasin qytetarët, do flasin shkodranët. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë, sot është fjala e tyre nuk është e politikës”, tha Noka.
newsbomb.al


Leave a Reply