Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i ka shprehur ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e jetës së djalit të tyre, Arian Daci.
“Na pikëlloi pa masë vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekje si kjo të lënë pa fjalë! Ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e më të dashurit tuaj! Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arian Dacin”, ka shkruar ai në Facebook.
VIDEO- VDEKJA TRAGJIKE E ARIANIT, LIDERËT NGUSHËLLOJNË FAMILJEN DACI
Pas rastit tragjik, ku jetën në Brezovicë humbi Arian Daci, zëvendësministër i Diasporës, ngushëllime familjes Daci i shprehu presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kurse kryeministri Haradinaj tha se ndjehet i tronditur nga lajmi tragjik.
Ngushëllime familjes Daci i ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e personalitete të tjera të jetës politike e institucionale në vend.
Kurse ministri i Diasporës, Dardan Gashi, duke i shprehur ngushëllime familjes Daci, vlerësoi se kjo është një humbje për të gjithë.
VDEKJA E ARIAN DACIT, MBYLLET QENDRA E SKIJIMIT NË BREZOVICË
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina ka njoftuar se pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, është marrë vendim që të mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë për dy ditë, në mënyrë që të vazhdohen hetimet, por edhe për shkaqe sigurie.
Trupi i të ndjerit Daci, para pak minutash është nisur për në Prishtinë, ku do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore.
Morina pasi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, ka theksuar se në bashkëpunim me prokurorin, kanë marr vendim për mbyllejn e e Qendrës së Brezovicës.
“Në konsultim me prokurorin Qerkini, kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet, për vazhdimin e hetimeve dhe të situatës, të vërtetimit të çështjeve, dhe masave të cilat kanë munguar ose duhet të merren në të ardhmen. Në fakt Agjencia e Mjedisit mbrëmë ka paralajmëruar, që gjendja është shumë e vështirë, për shkak të reshjeve shumë të mëdha brenda dy-tre ditëve, dhe nuk ka qenë ë e mundur të pastrohen as rrugët, as pista, pra e gjithë qendra, përkundër një angazhimi shumë të madh, janë paralajmëruar. Por dashamirësit e sporteve ekstreme, i din rregullat, por dalin pak jashtë rregullave, kanë shfrytëzuar pjesën jashtë pistës, dhe në ortekun që është krijuar, apo ortekët, i kanë nxënë dy persona, të tjerët jo, kanë qenë grup, dhe fatkeqësisht zoti Daci ka humbur jetën. Ka intervenuar ekipi që monitoron dhe mbikëqyr… që kanë arritur që të shpëtojnë njërin”, ka theksuar Morina.

NESËR I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT ZËVENDËSMINISTRIT DACI
Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën sot nga një ortek bore në Brezovicë, nesër do të zhvillohen disa aktivitete mortore.
Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në Ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

rtklive.com


Leave a Reply