Në përvjetorin e 8 të “21 Janarit”, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë që drejtësia të vihet në vend.
Edhe pse qeveria i ka shpallur dëshmorë 4 viktimat që u vranë para kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së atëhershme në 2011-n dhe ka akorduar një kompensim financiar, deri tani asnjë nga autorët e masakrës nuk është dënuar apo të jetë në proces gjyqësor.
525 mijë euro u ndanë me vendim qeverie për secilën nga 4 familjet e të vrarëve, ndërsa Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.
Qeveria argumenton se detyrimi për dëmshpërblim rrjedh nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Gjykata ka vlerësuar se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg dhe gardistin Agim Llupo me 3 vjet.
Gjatë kohës që ishte në opozitë, Partia Socialiste e quajti vrasjen e protestuesve një krim shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin kryesor dhe madje duke premtuar dhënien e drejtësisë.
Me këtë këst të dytë dëmshpërblimi dhe 2.1 milionë euro në total, socialistët i kanë vënë premtimit të tyre për drejtësi një çmim financiar prej 525 mijë euro për çdo të vrarë nga Garda e Republikës.
Gazeta Shqip


Leave a Reply