Dita e parë e vitit të ri 2019 ka nisur me lëkundje sizmike në Itali.
Një tërmet i shkallës 4.2 ballë u regjistrua rreth orës 19.37 të mbrëmjes së sotme në provincën e Aquillas në Itali.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Itali bën me dije se tërmeti e kishte epiqendrën në komunën Collelongo me një thellësi 17 km nën tokë.
Mediat italiane raportojnë se lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë, Latina, apo Frosinone.
“Nuk rezultojnë për momentin te ketë pasur dëme njerëzore, apo materiale”, konfirmoi Departamenti i Mbrojtjes Civile përmes një “tweet”-i.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply