Ministri i Puneve te Jashtme te Shqipërisë Ferit Hoxha ka zhvilluar bisedime me Qeverine Serbe ne Beograd dhe ka rene dakord per një konsullate serbe ne Shkoder. Vendimi për të rënë dakord për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër nuk mund të konsiderohet një iniciativë personale e Ministrit të Punëve të Jashtme. Është e arsyeshme të besohet se një çështje e tillë është diskutuar dhe miratuar në nivel Qeveritar. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Shkodra nuk është e njohur historikisht si një qytet me minoritet serb dhe, për këtë arsye, shumë qytetarë e konsiderojnë të pajustifikuar një trajtim që krijon përshtypjen e një barazimi me Luginën e Preshevës, ku ekziston një pakicë e njohur me 50 mije shqiptare dhe nuk ka Konsullate Shqiptare. Pikërisht për këtë arsye, Kryeministri Edi Rama duhet të japë një shpjegim të qartë publik dhe mos ta kaloje edhe këtë rast, siç e ka zakon në karakterin e tij, se e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij si KryeMinister. Heshtja në një çështje me ndjeshmëri kombëtare nuk ndihmon në sqarimin e opinionit publik, përkundrazi, krijon më shumë dyshime dhe rëndon përgjegjësinë dipllomatike të Qeverisë së Shqipërisë. Qytetarët kanë të drejtë të dinë arsyet, interesin shtetëror dhe bazën diplomatike mbi të cilën është marrë një vendim i tillë. Transparenca nuk është zgjedhje, por detyrim i çdo qeverie.
Per informacion:
Sipas Ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, shteti shqiptar njeh zyrtarisht këto pakica kombëtare:
1. Pakica kombëtare greke 23.000
2. Pakica kombëtare maqedonase 2.300
3. Pakica kombëtare arumune (vllahe) 2.500
4. Pakica kombëtare rome 9.800
5. Pakica kombëtare egjiptiane 12.000
6. Pakica kombëtare malazeze rreth 500 persona
7. Pakica kombëtare boshnjake 9.800
8. Pakica kombëtare serbe rreth 584 persona/ (Shqiptarë në Serbi: rreth 61.700 sipas Censusit.)
9. Pakica kombëtare bullgare. 7.000
Pra, lista zyrtare e njohur nga institucionet shqiptare përfshin 9 pakica kombëtare. Për çështjen që përmenda më parë ligji njeh pakicën kombëtare serbe në Shqipëri, por njohja e një pakice kombëtare nuk do të thotë automatikisht se çdo qytet apo zonë e veçantë ka pasur historikisht një komunitet të madh të asaj pakice. Vendosja e një konsullate është një çështje diplomatike dhe politike që zakonisht lidhet me marrëdhëniet dypalëshe, shërbimet konsullore dhe interesat e shteteve, jo vetëm me përqendrimin demografik të një pakice në një qytet të caktuar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply