Përveç rrënimit të paparë të Shqipërisë në këto 13 vjet, sekti pervers i “rilindjes” sorosiane ka arritur të përçudnojë dy nga fjalët më të shenjta të Gjuhës Shqipe dhe qenies shqiptare, RILINDJEN dhe BESËN!
Me fjalën RILINDJE sekti pagëzoi veten duke synuar që shqiptarët të hezitojnë e të kenë drojë të përmendin një nga periudhat më të lavdishme të ‘Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Kjo gjetje e sektit të zi sorosian është djallëzi që vetëm fabrika e tyre e djallit mund ta prodhojë!
Ishte Rilindja shqiptare e fundit të shekullit të 19të dhe fillimit të 20të që bëri të mundur dhe përgatiti terrenin për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.
Me manifestin hajvanesk BESA Edvin Rama u mundua të tallet me një nga fjalët më të moçme e të papërkthyeshme në asnjë gjuhë të botës pasi është një nga vyrtytet unike e më të lashta të racës sonë që nuk ekziston në asnjë kulturë tjetër! Besa nuk është as arkaike e as e lidhur vetëm me Kanunin siç mundohet ta arësyetojë ndonjë “intelektual” me origjinë të dyshimtë. Nëse Kanuni ishte Kushtetutë dhe Ligj i kohës në tē cilēn veproi, BESA është vyrtyt!
Rama dhe sekti mund të japin leksione BESE aq sa prostitutat e rrugicave të Amsterdamit mund të flasin për moralin dhe virgjërinë.

Burimi/Facebook


Leave a Reply