
Ndryshe nga aspirantët e tjerë në rajon, Kroacia është çmuar lart nga publiku në shumicën e vendeve anëtare, tha një ekspert.
Nga Kornelis van Zviden për Southeast European Times në Dubrovnik — 23/01/12
Një nismë e BE-së është në proces për të ndrequr imazhin e vendeve të pranimit, të Ballkanit, përfshirë edhe Kroacinë. [AFP]
BE do të shpenzojë 20 milionë euro në një fushatë marrëdhëniesh publike për të lustruar imazhin e vendeve të pranimit të Ballkanit tek vendet anëtare, duke përfshirë 1.5 milionë euro për të vënë në pah Kroacinë.
Zëdhënësi për zgjerimin i BE-së, Peter Stano tha se Kroacia, që do të bashkohet në korrik, çmohet lart nga publiku në shumicën e vendeve anëtare.
Problemi i imazhit mbetet me pjesën tjetër të vendeve të pranimit, tha ai. “Në shumë vende anëtare të BE-së ka një mungesë informacioni, që rezulton në paragjykime dhe stereotipa.”
Bernd Poselt, një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e raportues për Kroacinë, foli më haptazi. “Zgjerimi nuk është popullor në BE, por Kroacia është,” tha ai. “Pse? Ajo nuk është shumë e madhe e shumë njerëz e njohin vendin. Kur udhëton atje e ndjen veten sikur je në BE.”
Shifrat e lëshuara nga Byroja e Statistikave e Kroacisë sugjerojnë se 2012 do të jetë viti më i mirë turistik i vendit që nga konflikti i armatosur i viteve 1990, me një rritje të madhe të gjermanëve. Në tetor, shtetasit e BE-së llogariteshin për 77.1 përqind të të gjitha qëndrimeve me fjetje.
Shumë evropianë perëndimorë gjithashtu i pëlqejnë kroatët që punojnë në vendet e tyre, shtoi Poselt. “Këtu në Bavari, çdo fshat ka një restorant dhe një kishë. Kroatët kanë një reputacion jo vetëm të të qenit kuzhinierët më të mirë, por gjithashtu priftërinjtë më të mirë.”
Por ka edhe kritikë. Natasha Srdoc, kreu i Institutit Adriatik për Politikën Publike, një organizëm kërkimor kroat, vuri në dukje se fushata e marrëdhënieve publike për Kroacinë po nis edhe pse vendi nuk ka trajtuar korrupsionin.
“Vendimi i Ivo Sandriç është vetëm një majë gjilpëre ndaj korrupsionit kolosal të Kroacisë,” tha përSETimes, duke iu referuar një afati 10 vjet burg që ka marrë ish-kryeministri i vendit.
Filip Lerulf, bashkautor i Ngarkesa e Bashkimit Evropian, tha përSETimes se projekti është një harxhim i kotë i eurove.
Ajo që Komisioni Evropian (KE) quan ‘paragjykim’ është në fakt një kundërshtim legjitim nga zgjerimit të BE-së,” tha Lerulfi.
Instituti Adriatik denoncoi BE për “bërjen pazar” me rastin e Sanader si një histori suksesi dhe tha se blloku ka mbyllur sytë ndaj të ashtuquajturës Rrugë Ballkanike për kontrabandën e drogës, armëve dhe njerëzve në Evropën Perëndimore. Rruga shkon nëpër të gjithë vendet e pranimit të Ballkanit, duke përfshirë Kroacinë.
Zyrtarët e BE thanë se qenë bërë gabime në pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë. “Kjo është një arsye pse zgjerimi nuk është popullor,” tha Stano.
“Por ne e kemi marrë mësimin. Tani i nisim negociatat e pranimit me kapitujt mbi drejtësinë dhe rendin e ligjit… Vendet e Ballkanit Perëndimor, në ndryshim, duhet të provojnë se mund të zbatojnë legjislacionin.”
Sipas Sasha Segrt, drejtore e Transparency International në Kroaci, kjo ka ecur.
“Shtytja nga BE ka ndihmuar,” tha ajo. “Përveç Sanader, tre raste të tjera të rëndësishme korrupsioni janë pezull. Njerëzit janë bërë më të ndjeshëm.” Statistikat e teknologjisë së informacionit, tha ajo, tregojnë se Kroacia është më pak e korruptuar se Italia apo Greqia dhe shumë më pak se Bullgaria dhe Rumania.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply