
Dashi
Me saktësinë dhe natyrën tuaj do të arrini mbështetjen e një kolegu, që deri tani mbante një qëndrim të tërhequr karshi jush.
Demi
Duhet të bëni kujdes me zënkat në familje. Në aspektin profesional do të keni avantazhe të mëdha. Në dashuri duhet t’i dorëzoheni pasionit.
Binjakët
Do t’i bëni ditët tuaja më të këndshme, me një dëshirë për t’u rritur profesionalisht. Në dashuri do të keni ndryshime të rëndësishme.
Gaforrja
Sot do të përdorni të gjitha armët tuaja për të arritur çdo qëllim. Në punë do të diskutoni me një eprorin tuaj i cili do të kritikojë punën tuaj.
Luani
Do të jeni shumë të sigurtë në vetvete dhe nuk do të merrni mendimin e askujt. Në dashuri jeni në një gjendje mbrojtëse.
Virgjëresha
Në këto momente duhet t’i jepni rëndësi gjërave të vogla dhe personale. Në punë nuk do të keni dëshirë të rrini të mbyllur në zyrë.
Peshorja
Do keni një njohje të re në fushën e ndjenjave që do t’ju bëjë të ndiheni si mbi re. Në punë duhet të shmangni një diskutim me një eprorin tuaj.
Akrepi
Nuk do të ndiheni të motivuar në asnjë nga fushat e jetës tuaj. Në fushën e ndjenjave do të ndihet një lodhje në marrëdhënien tuaj me partnerin.
Shigjetari
Nëse ju prisni për lajme në lidhje me një trashëgimi ose të paktën kthimin e një shume parash, përgjigjja nuk do të vonojë të vijë.
Bricjapi
Do të ndiheni shumë të lumtur dhe ngjarjet do të marrin rrjedhën e duhur. Në punë do të keni shumë avantazhe dhe do të shpërbleheni ekonomikisht.
Ujori
Nuk duhet të jeni të ndjeshëm, por duhet të përballeni me situatën. Në punë duhet të riparoni një gabim që keni bërë.
Peshqit
Në këto momente yjet ju sugjerojnë të jeni të vendosur për të përballuar të gjitha detyrimet. Në punë do të jeni efektivë.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply