Dy familje shqiptare janë përplasur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kumanovë , në rrugën ‘Tode Mendoll’, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Sikur se raporton ‘Alsat M’ mësohet se shtetasit me inicialet F.L. 61 vjeç dhe V.L. 48 vjeç kanë qëlluar me armë në drejtim të V.M., XH.M, R.M dhe M.M, të cilët kanë mbetur të plagsour.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndëra bëhet e ditur se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka bërë me dije se nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarje, por janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al


Leave a Reply