Shen.i Luigjit – Nje falenderim nga zemra per zonjen e nderuar Eleonora Gjoka, nje zonje e vertete qe eshte nje shkrimetare dhe nje poete e ndruar dhe shume e respektuar ne te gjitha ambjetet e shoqerise tone, din te te nderoje dhe te respektoje te gjithe . Jemi krenar per nje Mike te tille qe din te vleresoje dhe te cmoje shoqerine dhe miqesine. Poezite e saja vazhdimisht kane qene ne te gjitha portalet qe une jam kujdesur per to dhe zonja Eleonora ka patur nje korrespodence te shkelqyer perhere ! I jam shume mirenjohese , se keto jane urat e bashkepunimit tone me shqiptaret tone qe jetojne, punojne dhe kontribojne ne Amerike, qe te ruajme te paster gjuhen tone shqipe, ate gjuhe qe na e sollen te paret dhe ne po punojne dhe po mundohemi ta ruajme, ashtu sic na e lane amanet te paret tone. Ndaj dhe nje here e falenderoj Miken tone z. Eleonora, per Essen e asaj te drejtuar ne emrin tim. Ate cfare shteti yne nuk e ben e bejne Miqte tane me te mire. Vleresimi i miqve eshte me i madh se cdo vleresim tjeter ! FALEMNDERIT !
I nderuar miku yne, Luigji!
E lexova me vemendje mesazhin tuaj, po ju pergjigjem me kete shkrim esse, me shume se nje mesazh.
E ndjej se malli te ka pushtuar gjoksin e te shtrengon fort. Gjeja me e mire eshte te vish e te shmallesh, ne atdhe pas 20 vjetesh, qe une nuk e imagjinoj si ke qendruar, pa vizituar Shkodren deri tani!Nuk te duhen shume gjera, nje bilete dhe ca kartmonedha per te hequr peshen qe te ndrydh!Kane ndodhur shume gjera keto vjet…s’ka rendesi toka jone eshte po ajo, ka plot te mira mes te ligave… qe degjojme cdo cast. Lehtesohesh kur shkon te varret e prinderve, per te cilet ndjejme mall dhe mungesa ne ndergjegje qe nuk ishim ne ditet e fundit prane tyre! Te shetitesh te lagja ku u rrite, ku u shkollove, te kendet ku brodhe me biciklete, ku e mesove per here te pare te qendrosh mbi te…ku i bije ziles, per ndonje gjimnaziste qe flertove ne rinine e pare…e sa e sa kujtime te tjera.
Ne shkuam te ” Mrizi i Zanave” e kam ne Fbook, pronarin e restorantit.E kam pergezuar publikisht, per punen serioze dhe artistike!U kenaqem shume… dhe se si me mallengjente vendlindja e At Gjergj Fishtes…Imagjino se kishte kaluar po ne ato rruge qe kalova dhe une: Greqi, Shqiperi, Amerike.
Sikur e prekja me imagjinate ate Figure Madhore, qe ka lene bekimin aty rreth jush, ne cdo hap e ndien auroren e mrekulluar nga lirikat e tij, e fillon t’I citosh me mendje!
Vjen era bio, cdo pjate, cdo vogelime, manaferrat dhe luleshtrydhet, petalet e trandafilit qe mblidhja ne lendina, apo ne bjeshket e Dukagjinit, te Pukes, te Thethit etj, I trajtojne me shume kujdes….ngjajne si ato qe mbldhja me nxenesit e mi, ne vitet kur jepja mesim, per te bere albumet e botanikes.
Shkuam me Kostandinin ne Shengjin: Atje sikur ishte Atlantic City: Ndertesat zene qiellin, ( e kane teperuar me ndertimet e larta! ) deti Adriatiksi dhe deti Jon jane te mrekullueshem! Eshte toka jone e dashur, me dhimbjet dhe gezimet e saj! Qeverite qe zgjedhin vetveten, sikur nuk e kuptojne…hapin me shume plage!
Mban shume gjera brenda, kjo toka jone e vendlindjes, per mergimtaret. Nganjehere mendon se po te ulesh rreze vreshtit ne Shtoj, Koplik, Kraje, te “Mrriza e Zanave” ose ne kodrat e ullinjve ne Himare, do e ndjesh me shume veten njeri, se te ulesh e te pish nje kafe, perballe “Statujes se Lirise ne Down Town, Manhattan, ose ne Down Town tuaj ne Danimarke!
Mbi te gjitha ecen rruges, dhe ndjen gjuhen e nenes, qe te cmall!
Ka shume ndryshime, ne Shqiperi, si ne superstrukture, qytetet, bregdetet tona, po ka shume mungesa, ne drejtim te sigurise, te te drejtave humane, te drejtave te gruas, te punesimit, shkelja e pronesise. Vrasjet dhe krimi i perditshem, jane shenja te mesjetes… qe tregojne se mbi gjithecka… aty po humbasim njeriun dhe brezin qe do na zevendesoje ne, keto jane gangrenat e shoqerise shqiptare!
Si gazetar me pervoje dhe njeri i kontributeve qe ju njoh, gjat gjithe kohes ne emrigracion, uroj te ndjeheni perhere produktiv dhe me shpirtin krijues!Ka nevoje shoqeria mbare shqiptare per ne, kudo qe ndodhemi, te ndezim qirinj, te krijojme dhe te urojme mbaresi per nje jete me dinjitoze te njeriut shqiptar!
Respekte, Luigj!
Eleonora Gjoka
(c)ELKO N.QEPAROI
TIRANE,
13 Tetor, 2018
Leave a Reply