Futbollisti suedez me origjinë kosovare Labinot Harbuzi ka humbur jetën në mënyrë tragjike paraditen e së enjtes. Shkaku i vdekjes së lojtarit thuhet të ketë qenë një atak në zemër. Ka qenë pikërisht i ati i tij Ismet ai që ka gjetur 32-vjeçarin në një gjendje kritike.
“Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca,” është shprehur Ismet Harbuzi për gazetën suedeze GP.
Labinot Harbuzi ka luajtur me U-21 të Suedisë. Ai është aktivizuar te Malmo dhe te Feyenoord përpara se të luante në Turqi me Genclerberligi dhe Manisaspor. Së fundmi ai është aktivizuar me klubin Melaka United të Malajzisë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply