Sara jeton në një lagje të Sidneit, Australi, dhe jeta e saj vazhdonte normalisht, si shumë të tjerë, derisa diçka e ndryshoi. Vëmendjen e Sarës e kapi një djep i vogël, të cilin fqinja e saj e linte çdo mbrëmje në verandë.
“Fqinja ime nuk kishte fëmijë, por çdo mbrëmje në verandën e saj ajo linte një djep të zbrazët. Ajo e kishte bërë këtë një javë rresht. Vendosa ta pyes përse e bënte, por përgjigjja e saj më bëri të shpërtheja në lot dhe ky ishte ky momenti kur jeta ime ndryshoi“- thotë Sara.
Gruaja që lë djepin e zbrazët në verandë, çdo natë, quhet Catherine Lucre, është 56 vjeçe dhe jeton e vetme. Për fat të keq, gruaja shpesh ishte tronditur nga lajme që e torturuan, pasi në Sidnei nuk është e pazakontë që foshnjat e sapolindura të braktisen, disa prej tyre gjenden në kohë, të tjera fatkeqësisht shkojnë drejt një fundi tragjik.
Një javë para se Lucre të fillonte të nxirrte djepin në verandën e saj, dy foshnje të porsalindura ishin gjetur të braktisura në anët tjetër të qytetit. Njëra prej tyre mbijetoi sepse dikush kishte dëgjuar të qarat e saj, tjetra për fat të keq ishte varrosur në rërë.
“Mendova se duhet të bëja diçka, që një fëmijë të mos përfundonte i braktisur ose më keq akoma të humbte jetën, unë bëra këtë veprim”, shpjegoi Lucre.

Gruaja vendosi që t’i ofronte nënave të dëshpëruara, një vend ku ato të mund të linin foshnjen e tyre në mënyrë anonime, pa pasoja ligjore. Australia nuk ka ligje që të dënojnë prindërit e dëshpëruar të lënë fëmijët e tyre të sigurtë, pa frikë se do të ndiqen penalisht nga ligji.
Lucre atë javë krijoi një fondacion në ndihmë të këtyre fëmijëve të braktisur. Sara gjithashtu është bashkuar me fondacionin e sapokrijuar dhe aktualisht po ndihmojnë me qindra raste.
Djepi i zbrazët është simboli i kësaj shoqate, ajo ofron një vend të ngrohtë dhe të sigurt për foshnjën që është braktisur. Ato nuk i rrisin fëmijët, por i mbajnë derisa të vijë ndihma nga instancat përkatëse, pastaj ata transferohen në një jetimore.
durananews.com


Leave a Reply