Albumi i këngëtares së njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është renditur në mesin e pesë albumeve më të transmetuara në shërbimin e njohur muzikor, Spotify.
“I’m a Mess”, “I Got You” dhe “Meant to Be”, janë disa nga këngët e albumit “Expectations” të këngëtares Rexha, të cilat po vazhdojnë të kryesojnë toplistat ndërkombëtare të muzikës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes llogarisë së saj në Instagram.
“E lumtur që të jem në mesin e këtyre grave të fuqishme dhe jashtëzakonisht të talentuara. E mahnitur me atë se çka do të sjellë e ardhmja për krijueset femra”, ka shkruar Bebe në postim.
Në mesin e albumeve më të dëgjuara, përpos Bebe Rexhes, janë edhe “Speak Your Mind” i Anna Marie, “Camila” i këngëtares Camila Cabello, “Invasion of Privacy” i reperes Cardi B dhe “Sweetener” i Ariana Grande.
http://albfem.com


Leave a Reply