Një nga çiftet më të dashur të show bizit shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj e kanë nisur mëngjesin me lajme pozitive. Të dy janë të impenjuar në shumë projekte, por nuk mbetet larg syve të publikut edhe jeta e tyre private.
Një paralajmërim është bërë ditën e sotme nga këngëtarja simpatike, e cila me anë të një postimi na njofton se shumë shpejtë do të shohim gjëra të reja dhe të bukura nga çifti. Ky paralajmërim ka ardhur me anë të një postimi të Miriamit në “Instagram”, ku në foton e publikuar ajo ndodhet përkrahë partnerit dhe kantautorit të njohur.

“Mirëmëngjesi! Gjëra të bukura po vijnë”, shkruan Miriami në citimin e fotos së publikuar. Kureshtja na përfshiu të gjithëve për faktin se ajo nuk e ka cituar se në çfarë sfere do të jetë gjërat e bukura.
D.G
Shekulli


Leave a Reply