Pas muajsh të tërë thashethemesh në merkato, duket se Interi tashmë ka bërë hapin më të rëndësishëm për De Vrij.
Zikaltrit kanë depozituar kontratën e holandezit Stefan De Vrij në Federatën Italiane të Futbollit dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim.
Duke filluar nga sezoni 2017-2018, ai do të jetë një lojtar i Interit.
Pas shume zërash dhe me objektivin Champions League për t’u kapur ende, ka ardhur sot ky lajm që është tepër i rëndësishëm përsa i përket edhe objektivave të sezonit të ardhshëm.
Këtë gjë e ka treguar sot “La Gazzetta dello Sport” e cila shkruan: “Është zyrtare, nga korriku Stefan De Vrij do të veshë fanellën e Interit. Është depozituar tashmë kontrata në Federatë dhe është një kontratë 5-vjeçare me 4,2 milionë euro plus bonuse në sezon”.
© SYRI.net


Leave a Reply