Shkëndija e Tetovës ka arritur të shpallet kampione në kampionatin Maqedonas.
Shkëputja e tetovarëve ka qenë 23 pikë nga vend i dytë që mbahet nga Vardari.
Kampionati është mbyllur 7 ndeshje para përfundimit, dhe për koiçidencë ata shpallen pas 7 vjet kampionë.
Tashmë Shkëndija është dhe në luftë për Kupën e Maqedonisë dhe lojtarët shpresojnë ta sjellin atë në Tetovë.
Ata ishin të shkëputur dhe po prisnin vetëm sigurinë matematikore që të festonin. Sot në fitoren 2-0 që ata kanë arritur përballë Shkupit ka pasur edhe vend për festë. Radeski dhe Ibrahimi kanë siguruar fitoren dhe titullin kampion për Shkëndijen. /albeu/


Leave a Reply