![]()
Mermeri është një gur natyror i bukur, elegant, por edhe i ndjeshëm dhe i vështirë për t’u trajtuar.
Kur të vendosni për të arreduar shtëpinë tuaj me mermer, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që keni të bëni me një material që duhet mbrojtur e mirëmbajtur.
Mermeri mirëmbahet me një pastrim periodik, kjo do t’ju marrë shumë pak kohë.
Nevojiten:
• Një leckë e butë
• Ujë i ngrohtë
• Një leckë kastori
• Pastrues neutral, jo gërryes, si p.sh. amoniak
• Detergjent për mermer
Fazat :
• Lagni leckën me ujë me amoniak dhe pastroni gjithë sipërfaqen
• Shpëlani leckën dhe hiqni gjithë mbetjet e detergjentit dhe papastërtive
• Thajeni duke e fshirë me një leckë të butë
• Pastroni sërish sipërfaqen me leckën e kastorit dhe thajeni përsëri me leckë të butë (kujdes, mos e lini kurrë të thahet vetë në ajër!)
Si të pastrojmë njollat nga mermeri.
Mermeri është një gur poroz dhe kur mbi të bie kafe apo çdo lloj tjetër lëngu, është e nevojshme të veproni menjëherë, për të evituar mbetjen e njollave të përhershme. Kur njolla tashmë është thithur nga mermeri, është shumë e vështirë për t’u hequr, por mund të provoni me një mënyrë shumë të efektshme.
Nevojiten:
• Pluhur shkumësi (e gjeni në supermarket apo në dyqanet e specializuara në repartin e bojërave)
• Ujë i oksigjenuar
• Ujë i vakët
• Qese transparente
• Letër ngjitëse
• Sfungjer
• Leckë mikrofibre
• Një tas
Fazat:
• Pluhuri i shkumësit është një substancë që arrin të thithë njollat e mbetura mbi mermer. Hidhni pluhurin dhe pak ujë të oksigjenuar në një tas dhe krijoni një masë kremoze.
• Vini me një shtresë të hollë kremin mbi njolla.
• Mbuloni kremin me një qese transparente dhe fiksojeni me letër ngjitëse.
• Lëreni të veprojë derisa të thahet. Për këtë duhen rreth dy ditë.
• Sapo të thahet, hiqni qesen dhe pastrojeni me sfungjer me ujë të vakët
• Në qoftë se njolla nuk ka ikur, përsëriteni dy-tre herë procedurën.
Këshilla të vlefshme:
• Mos përdorni sfungjer të fortë
• Mos përdorni detergjentë gërryes apo me përbërës me aciditet të madh
• Pastrojeni menjëherë mermerin, kur në të ju bien pa dashje lëngje, sidomos kur ato janë uthull, kafe, lëng limoni apo salcë domateje
• Përdorni gjithmonë pjata poshtë gotave, vazove etj.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply