6 janari dita e ujit te bekuar , permbledh tre festa te rendesihme fetare .Adhurimin e Krishtit , femije nga tre mbreterit magi , pagezimin e tij ne lumin Jordan nga Johan pagezori dhe shendrimin e ujit ne vere nga Krishti ne dasmen e Kanes.me sa me kujtohet nga refimet e nje tetos time plake, per mua dita e Ujit te Bekuar ishte dita e pagezimit te Krishtit ne lumin Jordan Tete Naunka , motra e gjyshes time , me tregonte shume histori apo ndodhira qofte dhe nga jeta e saj .. Mua , historite ne lidhje me fene tone Ortodokse me terhiqnin me shume , me fusin ne boten e imagjinates , dhe nuk e ndiqja tregimin e saj deri ne fund , po vazhdoja te lundroja ne fantazine time
Une kaloja ore e ore ne htepine e kesaj tetoje sidomos ne periudhen e dimrit , qe ne qytetin tim Berat , per aq sa mbaj mend nga femijeria , s’mu ngrohe asnjehere as trupi e as shpirti aq ftohte bente dhe per me teper ne familjen time ku ishim pes jetim per t’u ushqyer.Mangesite e tjera ishin te dukshme .. si drute zjarri, veshja etje mamaja punonte nga mengjezi ne darke .Une sa dilja nga shkolla , me vellane dhe motren e vogel shkonim nga shtepija e tetés, te pakten atje kishte nje vater te madhe ku bubulonte zjarri dhe smungonte dhe nje pjate supe e ngrohte Shtepija e tetès nuk ishte larg nesh , ja , aty nje rrugice me lart, por nga shtepija e saj dukej si ne pellembe te dores pjesa kryesore e qytetit , pazari , dyqanet , e vetmja pasticeri , lumi e me pertej fusha e sportit dhe tomorri legjendar .Vet qyteti im i ngjan nje salloni clodhes , ku je rrethuar me panorama aq te bukura sa te kenaqin shgpirtin nga do qe ta kthesh koken Nga lagja ime mangalem , ky qytet ka marr dhe emrin “!qyteti i njembi nje dritareve !”Po te shohesh nga lkarge shtepite , duken sekur jane siper njera tjetres Kjo lagje eshte e ndertuar rreze shkembit te kalase , e vetmja kala e banuar ne gjithe Ballkanin ..Per t’u ngjitur e vajtur per ne shtepi , duhet te kalosh neper rrugica te ngushta , shtruar me kalldrem..
Pamja nga shtepija e tetès ishte mjafte e bukur Shikohej gjithe Berati si ne pellmbe te dores Cdo dhome me fytyre nga lumi ka mbi kater pese penxhere dhe cdo shtepi eshte e ndertuar ne menyre karakteristike si brenda dhe jashte me punime zografisjesh druri Te teta, une kenaqesha me shume duke soditur jashte nga dritaret e shumta te shtepise Aty, dhe ne vitet e me voneshme une rrija e shihja xhiron e darkes , e zakoneshmeper kete qytet dhe sot.. :
teta me donte shume Une isha e vecanta nga niprit e tjere , se asaj i kishte vdekur e vetmja mbese , vajza e djalit , moshatare me mua Ne moshen dhjet vjec e zuri milingjiti dhe e rembeu brenda disa ditesh Qe atehere, zija e mbuloi ate shtepi .. Me Lenin kisha shume kujtime femijerie Jo vetem se ishim kushurira dhe shoqe klase por duheshim shume.. , diferenca ishte se , asaj si vajze e vetme nuk i mungonte asnje gje dhe dallonte nga te gjithe femijte si ne veshje si dhe ne cdo gje Si halla beqare dlora berdumi , si i ati Llaqi Berdumi , e ema dhe aq me shume teta Naunka , syte te leni i kishin Kjo vdekje i dermoi aq shume sa i jati , i dhene pas alkoolit , u gjet i vdekur nje mengjes..
Une shkoja, u beja pazarin , i ndihmoja per cdo nevoje dhe sa hyja aty , me dukej se futesha ne nje tjeter bote , nga qetesia e madhe qe mbreteronte ne ate shtepi dy kateshe te madhe .. Ne katin e pare kishte aq shume bodrume , sa qe une me Lenin e shoqet e tjera te lagjes , loznim gjithmone aty sylla mbyllas dhe fshiheshim neper ato zgeqe ku ajd te na gjeje pastaj.. Kur une ngjisja shkallet per te vajtur larte , me mberthente nje frike ne gjithe ate heshtje , nga ku degjohej ndonje e qare mbyturazii e Vangjelise se shkret mamase se lenit Larte me prisnin perkedhelejt e tyre nga me te ndryshmet apo ndonje trike apo fustan qe , Vangjelija si robaqepse qe ishte ma rregullonte nga plackat e sje se nga plackat e te bijes nuk ndau asgje I la aty ne dhomen e saj pa prekur dhe pa prekur ngeli dhe dhoma e lenit , dhe krevatin ku e bija dha shpirt ajo e la ashtu te shprishur.. Une e shija me nje lloje frike ate dhome qe rrinte gjithmone e mbyllur..
teten e kam te rregjistruar ne kujtese dhe ashtu me del gjithmone , e veshur me te zeza , si plakat tona, me shamine e zeze ne koke , ulur te divani ne sallon me kembet mbeshtjella nen vete dhe me syte nga penxhereja .. sa ngjiteshe larte , te dilte perpara nje koridor i gjere ku ne fund te tij , ngrihej nje pjese e ndertur bukur me derrasa te punuara , e mbuluar e gjitha me shilte te vogla dhe gjithmone sipas stines Ne dimer mbulohej me qilim vishnje te trashe me floke tip velenxe rrethe e qarke me jastek te qendisur , te mbeshtetur afer dritareve Keshtu krijohej nje si ballkon i mbyllur .Edhe ne dimer gjate dites , teta rrinte aty Nxirrte nje mangall te madh me prush qe e ngohte gjithe ambjentin .Sic thash pas vdekjes se lenit te shkrete , u lidhen shume me mua Sa here shkoja teta me mbante afer e me tregonte ngjarje te ndryshme .
Nga ai ballkon , po e quaj NIMI , sic i themi ne Beraasit , une shpesh ndiqja festat fetare , qe beheshin aq bukur ne qytetin tim Nga ana tjeter e lumit eshte lagja Gorice , lagje e ngitur ne rreze te malit Gorice , me shtepi te bukura dhe karakteristike Pothuaj aty jane te gjithe Kristianet Ortodoks , ashtu si dhe ne lagjen time . E them ket eme shume per te shtjelluar se si zhvillohej riti i ketyre festave
Ne qytetin tim , festat fetare te te dy feve, fesoheshin nga te gjithe njerzit pa asnje dallim Respekti per njeri tjetrin ashtu si dhe sot, ishte ne maksimum , si per Pashke ashtu dhe per Bajram Ndoshta kjo vinte nga qe ishim te gjithe vendas e njiheshim me njeri tjetrin si familje
Pra kur vinte Krisht -lindja , si ne lagjen time si dhe ne lagjet e tjera , ne femijte , te ndare ne grupe sipas lagjeve , benim nje kuti derrase me forma te ndryshme si je shtepi te vogel dhe e mbushnim brenda me kartolina nga lindja e Krishtit , vinim pambuk dhe lloje lloje zbukurime te tjera si dhe brenda kurise nje kandile te ndezur me vaje e uje.. dhe shkonim shtepi , shtepi duke kenduar kengen Neve vime tju tregojme si edhe tju lajmerojme zoterinje e zoonja .. Zoterinj e zonja erdhem tju tregojme se ne Bitheleme lindi nje mbret sote.. Ay eshte Krishti i biri i Perendise qe ka per te prure shpetim te njerezise.. etje etje si dhe e mbyllnim me “Ave Marien “.. Amvisat na prisnin ne dere dhe na mbulonin durte me arra , fruta te ndryshme , misra te zjerre dhe na jepnin dhe ndonje lek sipèas gjendjes Kjo ishte nje kenaqesi e madhe per boten tone sidomos kur i ndanim me njeri tjetrin “fitimet”apo kur takoheshim me grupet e tjera dhe i pyesnim ” sa fituan ata apo sa ne.. Pune kalamajsh .. Grupi i pèellgut tim kishte me te “fortit “Luke Hodon dhe Ahmet Qojlen , te dy me vone futbollista te degjuar keshtu qe dilnim gjithmone ” me te fituarit “Edhe ne Kishe kur takoheshim ne darke , keto biseda benim me njeri tjetrin me vone kur nuk dilja dot me me “YLL” se keshtu e quanim shtepine e lindjes se Krishtit nga qe nga drita e kandilit reflektonte Ylli me bisht vizatuar bukur brenda ne te , Pra kur nuk dilja me, keto rite i ndiqja nga dritarja e shtepise se Tetos .Hena e plote , dal ne cepe te malit Tomorrit i jepte nje pamje me romantike qytetit ku ne cdo rrugice shihje shkelqimi i ketyre “yjeve” shoqeruar nga korri i zerave me kengen e “Ave Marise”
Tere ato dite qe te rrembenin ne magjine e tyre dhe te fusnin ne nje bote tjeter plot mistere per fantazine time , kaloheshin me lojra e festa te ndryshme , mevizitat e te rriturve te njeri tjetri Edhe Vitit i ri, qe ne i thoshim Shene Vasili , kishte bukurine ne vet magjike Ne koken tone si femije , pritej cfar do na sillte peshqesh Shene Vasili Pemen e vitit te ri e gjeje ne cdo shtepi , zbukuruar me copa pambuku ne vend te debores dhe me letra punedoresh , sipas figurave qe desheronim .Per peme s’ishte problem se kudo, si ne mal te Gorices si dhe ne kodrat e tjera , kishte sa te duash Ato ta shtonin me teper imagjinaten , kur i shije ne ato mengjeze te ftohta dhjetori te mbushura e zbukuruara nga bora natyrale qe binte flok flok siper tyre Por kjo jo shpesh .Verte qyteti im eshte i rrethuar me male e kodra dhe Tomorri rri i mbuluar me debore dimer e vere , por ka dhe dimra qe nuk bje debore , vec ka nje te ftohte qe te pret si brisk E pastaj, 6 janari , kjo dite e shenuar festohej nga gjithe qyteti I madh dhe i vogel , le te ishte akull, bore apoo ngrice , dilte anes lumit apo siper ures 2400 vjecare te Gorices , qe lidh kete lagje me qytetin Behej hedhja e kryqit ne lume nga dhespoti dhe te rrinjte rrinin gati per t’u hedhur ne lume e per te gjetur Kryqin .Te zinin te dridhrat duke i pare ata trupa lakuriqe vetem me mbathje , qe rrinin te gatshem per t’u hedhur nga ura sapo te mbaronte dhespoti meshen qe e mbante aty lart ures
Njerezit mbushnin parmaqet e lumit nga te dy anet si dhe ura e mbushur plot me ta . Degjonin ne heshtje meshen e Dhespotit dhe here pas here pas here benin kryqin, ndersa ne femijte futshim ne mes turmes, per te qene sa me afer Dhespotit dhe ndjekjes se ceremonise.
Une , bashke me Lenin Shkonim qe ne mengjes atje per te zene vendin ne mes te ures ku do vinte Dhespoti , Dhe pse thanim se ftohti, se te ura ne Berat thoshin plakat , ka shtepine era, po kush pyeste ne kete dite? Leni me jepte nje dorashken e saj dhe e kisha zgjidhur ejtjen e duarve nga te ftohtit dhe skuqien e tyre, duke i futur te dyja duart ne nje dorashkene leshi Prisja sa vinte Dhespoti , e kjo ishte nje kenaqesi e vecante mbasi koka me binte te dora e nje ndihmesi te tij qe mbante nje tip kazani te vogel me vegje , ku brenda ne uje ishte kryqi qe do hidhej dhe nje tufe borzilok brenda, me te cilin ai shpesh na lagte koken duke na bekuar Me pelqente shume veshja e Dhespotit gjithe are nga koka te kembet dhe ku s’bridhja me fantazine time gjat kohes qe ai fliste e fliste, ne nje gjuhe te pa kuptuar per mua , keshtu qe une ndiqja vetem levizjet e tij dhe i bridhja syte nga trupat lakuriq aty posht ures , qe prisnin te hidheshin per te zene kryqin ne lum.
Ne tre vjetet e fundit , ai qe e kapte kryqin, ishte nje djale i lagjes time ,Ali Koraqe e quanin Ali dhe dy te tjere, hidheshin gjithmon nga lartesia e ures dhe mbasi zhyteshin nje kohe ne ujin brisk , te ndjekur nga qindra sy kureshtaresh, tifoza te lagjeve te ndryshme etje, dilte i pari Ali me kryqin ne dore Ne mes brohoritjeve dhe gezimit te njerezve Ali ,fitimtar vinte te Dhespoti dhe pas pak fillonte nje ceremoni tjeter ,qe me kryqin ne nje tepsi, shkonte dere me dere te banoret e qytetit te cilet i hidhnin pare .Ne femijte sigurishte e ndiqnim nje cop rruge fitimtarin, pastaj sipas zakonit, futnim kembet ne lum dhe mbushnim nga nje shishe me uje te bekuar, se ne ate dite gjithe ujrat e botes jane te bekuara Shishen e conim ne shtepi Uji perdorej ne se kishim ndonje te semure gjate vitit qe lyhej me te si dhe me vezen e kuqe te te ejtes madhe , para pashkeve. Eshte nje gje per tu cuditur se si ky uje, si dhe vezet qe ngjyhen te ejten e madhe , qe ne traditen ortodokse, nje nga keto veze rruhet per gjithe vitin , nuk krijojne asnje ere apo veza ,qe te prishet Jan , si uji ,qe duket sekur si dhe veza , te fresketa , qe kur e hedhim ne nje uje te rrejedhshem pas nje viti eshte sekur e ke lyer ate cast apo dhe po ta thyesh , nuk leshon asnje ere, vec jan te thara si e verdha dhe e bardha e saj
Keto shkencerishte mund te ken dhe ndonje spjegim , qe une kurr s’kam dashur ta di per mos humbur imazhin e nje mrekullie.
Pikerishte ky uji i bekuar i 6 janarit, me ktheu ne keto kujtime femijerie lidhur me Lenin e shkrete dhe me ate dite uji te bekuar ku ajo u semur.
Monika vajza Italjane qe rri te une, me solli nje shishe arancate mbushur me uje nga Kisha ortodokse ketu, pasi kishte ndjekur ceremonine e hedhjes se kryqit , qe dhe ketu kisha ortodokse e bene shume bukur ndoshta jo me ate bukuri natyrale si behet ne qytetin tim ne nje lum te vertete.Kete vit une kete dite e festova ne Slloveni, ne Kapodistria te ca miqte e mi, keshtu qe , ajo hyri gjithe gezim ne shtepi dhe me tha:
Ti ha portatto aqua benedetta da tua chiesa ortodossa
Duke me treguar zhvillimin e ceremonise, une ja kisha ngulur syte shishes dhe me parakaluan si ne ekran , ato vite si dhe viti i fundit , ku nje shishe te tille per here te fundit Leni coi ne shtepi Dy dite pas krishtlindjeve, ndodhi nje tragjedi , qe la gjurma e diskutohej aq kohe ne gjithe qytetin.
Tili , djali i vetem i shtepise se qymyrxhinjeve, moshatari jon , duke kullosur dhine ne mal siper lagjes tone , qe lidhej me kalane, i rreshqiti kemba ne shkemb dhe ra nga nje lartesi qe u be copa . ne ishim te gjithe kalamajt aty, dikush duke mbledhur caj mali , une shkarpa , ai i ndjeri dhe nje djal tjeter , qe dhe ai ishte “kemza e ures” sic i thoshin plakat e lagjes ,se s’linte dy gur bashke ,duke kontrolluar leqet qe i nginin per te kapur zoqte, e harruan dhine e cila ishte futur nga ana tjeter e shkembit ku binte pjer direkt ne rrugen qe te con ne nje lagje tjeter qe quhet Muratcelepia. Ne mes te shkembit eshte ngritur Kisha me e vjeter dhe me pitoreske e qytetit Shen Milli qe ishte dhe kisha e lagjes tone. Tili la llastiqet dhe iku me vrap te ndillte dhine Aty rreshqiti dhe ra disa metra duke ulururire qe e kam akoma ne vesh ate piskam ngjethese
Ne ne pozicionin ku ishim nuk pam gje , po ikem me vrap lajmeruam njerezit e shtepise tij, Para se te arrinin keta, aty ishte mbledhur gjysma e lagjes , e te tjere kalimtar nga rruga qe po i ngjiteshin rrugeve te ngushta gjithe dredha te kishes Shen Millit. Aty dhe kishte rene pas disa perplasjeve neper shkembinje.
Kjo ngjarje tragjike sekur e prishi atmosferen e Vitit te ri Mire te ne moshataret , qe cfar s’flisnim e fantazonim buze mbremjeve ku mblidheshim para sheshit te shkolles, po dhe te te mdhenjte kete bisede degjoje.
Pastaj ngjarja sekur u harrua se nje epidemi gripi qe kish rene , i kishte bere njerezit te preokupoheshin me hallet e tyre, e te semurve qe kishin neper shtepi
Ky grip kapi dhe Lenin , po kush e la te bjer mberdhe? Ndejti vetem dy dite ne krevat me temperatur te larte, po teta thoshte i eshte prishur gjaku nga ajo qe i ndodhi Tilit se trembet ne gjume.. Kaloj dhe shen Vasili, Trikat , se cdo me thene kjo fjale dhe se cfar sinifikonte ky rit as sot sdi ta spjegoj dhe s’kam pyetur .Per ne si femije ishte nje gje e vecant dhe sigurishte nje lloje defrimi. Banoret e qytetit , hidhnin ne lum rogozat e vjeter te shtepive apo dhe qilimat e vjeter , mbasi i vinin flaken. Ishte kenaqesi kur shikoje rrogozat apo qilimat duke u djegur e lundruar sipas rrjedhes se ujte, e njerezit qe mbushnin parmaqet e lumit duke i pare, Pastaj vinte 6 Janari- Uji i bekuar.
Ate dite ikem me shpejt se zakonishte te ura, per te zene vendet. Qe ne mengjes erdhi Leni me dy shoqe te tjera Morem shishet bosh me vete dhe frymen te lumi:Leni dhe pse ishte veshur me pallto kepuc me qafa, e kapuc thoshte qe kam ftohte.. Ishte zbehur ne fytyre. Ajo ashtu vinte e dobet dhe delikate , ate dite mu duk me e verdh.Mbasi u ankua nja dy here dhe ajo u harrua si te gjithe ne ceremonine qe po zhvillohej per hedhjen e kryqit
Nga shirat e shumta , lumi kishte dal nga shtrati Vinte qe ne mes te harqeve te ures, dhe gati kishte dal ne Gorice. Te mereshin mend ta shikoje ashtu i rrembyer dhe i trubull si ishte , megjithate ceremonia u zhvillua si cdo vite dhe pse kesaj here s’pati shume djem dhe burra si viteve te tjera . Kryqin e kapi Ali si gjithmon dhe ne mes brohoritjeve vazhdoj zakonin e ritit . Ne mbushem shishet e vogla tip arancate , sa per adet, se ujin tjeter e mernin nenat ne Kishe Kesaj here ujin e morem nga ca kova te medha qe dikush i hidhte me litar ne lum dhe i nxirte per njerezit. Ne hoqem kepucet Une saper te thene se tullumat e Lulit Vocer ishin lagur me kohe nga e cara e tyre poshte , po une kisha “fituar kallo ” dhe s’me bente shume pershtypje kemba e lagur apo te merja ndonje te ftohte .
Leni filloj ti hiqte kepucet , po mua mu kujtua keshilla e teta Vangjelise, dhe i thash
Mos i njom kembet , lau ne shtepi me uje te bekuar
Jo -me tha kete e bekoj Dhespoti dhe une do ti lag me kete. Ashtu beri dhe me kembet e lagura veshi carapet Kur u kthyem ne shtepi filloi nje ves shi i imte, Teto Floren, hallen e lenit ,e takuam sa po dilte nga shtepija ime Ajo na ktheu nga rruga per te bler buken, qe ahere ishte me triska.
Vajtem te dyja se s’ishte larg nga shtepija po shiu na kish bere qull. Pritem dhe rradhen pra u “tham aty” ne frymen e njerzve, e ngrohtesine e trupit te tyre.
Ne darke , te dyja ishim me temperature.. Mua me zuri gripi ,qe me mbajti kater dite mbyllur, kurse lenit i dha komplikacione Direkt bronchopneumoni dhe pas disa ditesh milingjit nga ku dhe nuk shpetoi dot.
O Zot! si mund te shendrohej njeriu per pes dite qe nuk u pam , dobesuar aq sa vetem hunda i dukej ne fytyre dhe kerkonte vazhdimisht ujin e shishes qe mbushi vet , ta lyenin duke i bere kryqin ne ball Keshtu me tha dhe mua per ato 10 min., qe me lane ta takoj me deshiren e saj se aty vec mjekut qe i rrinte te koka asnje tjeter shynte per te ndenjur.
E mekur me syte gjysem te hapur po te pjekur e pa jete , u mundua te me buzeqesh dhe me tha me bjer pak shishen.. ..
Ajo jetoi dhe disa kohe ne agoni nemes temperatures larte Cfar nuk ju be e cfar nuk u spenzua per te! por me kot..Dhe pas vdekjes ne diskutime , dikush do quhet fajtori , o mjeku, o dikush qe u be sebep me kujtohet qe ne kete rast, ju veshen te gjithe Flores , qe e dergoi per te bler buke neper shi Ajo e shkreta e tronditur ne kulmit nga kjo humbje.. mbrohej duke thene , Ato ishin te dyja , ja ku eshte kjo tjetra ,pra se ka nga shiu qe u lag po ishte e shkruar keshtu
Edhe humbja e lenit, pas asaj te Tilit, me tronditi shume si femije qe isha.. Qaja dhe trembesha ne gjum..
ja tani kjo shishe indetike si ato, me beri te kthehem aq vjet prapa, ne femijerine e hereshme dhe instiktivishte hapa shishen e arancates laga gishtat me uje dhe e bera si atehere e vogel , por me syt mbyllur dhe me lot ,kryqin ne ball
Shkruar nga Vitore Stefa Leka
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply