Vezët, në fakt, ndoshta për shkak të formës dhe përbërjes të veçantë, kanë pasur gjithmonë një rëndësi unike, simbolin e jetës në vetvete, por edhe të vet misterit. Qysh në kohët e paganizmit, te disa besime, “Qielli e Toka”, konsideroheshin dy gjysma të së njëjtës vezë, ato ishin simbol i kthimit të jetës.
Zogjtë përgatitnin foletë e tyre dhe i përdorshin për vezë: atëherë të gjithë e dinin se dimri dhe të ftohtit tashmë kishte kaluar.
Grekët, Kinezët dhe Persianët shkëmbenin vezë si shenjë dhurate për festat e Pranverës, po në Egjiptin e lashtë, vezët e dekoruara i shkëmbenin në fillim të “vitit të ri”, sepse në atë kohë Viti bazohej akoma sipas stinëve.
Veza gjithashtu konsiderohej edhe si simbol i fërtelitetit, për arsye se atëherë ishte e pashpjegueshme lindja e një qenie të gjallë, prej një gjëje kaq të veçantë dhe të çuditshme.
Vezët konsideroheshin si mjet magjie e fuqishme dhe kur ndërtoheshin shtëpitë i futshin nën themele për ta larguar te keqen, ndërsa për gratë shtatzëna përdoreshin për ta zbuluar gjininë e fëmijës së paralindur.
Vezët, që në shekuj kanë paraqitur stinën e pranverës, me ardhjen e Krishterimit u bënë simbol i rilindjes jo të natyrës por të vet njeriut, të ringjalljes së Krishtit si një zogë që del prej vezë, Krishti doli i gjallë prej varrit.
Simbolika e vezëve të ngjyrosura me ngjyra ndriçuese paraqesin ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Ato me ngjyrë të kuqe të mbylltë janë simbol i gjakut të Krishtit.


Leave a Reply