ZJARRI
Zjarri konsiderohet njeri nder simbolet kryesore te liturgjise se krishtere, eshte shprehja me e m adhe e ngadhenjimit te dirtes mbi erresiren, e ngrohtesise mbi ftohtesin, e jetes mbi vdekjen.
Ne javen e madhe, pikerisht ne et Shtunen e madhe, ky simbol arrin ngritjen me te madhe liturgjike ne ritin e bekimit te zjarrit.
ne naten e Pashkeve, ky zjarr ndizet perjashta Kishes, dhe reth tij bashkohen te gjithe besimtaret ne krye me meshtarin me qirinje te pandezur ne dore dhe nga zjarri i bekuar merret flaka dhe ndizet qiriu i Pashkeve, simboli i Krishtit te ringjallur, dhe nga flaka e qiriut te Pashkeve ndizen te gjithe qirinjet e vegjel, qe done te thote se nga Krishti i ringjallur te gjithe ne marrim dhe pranojm jeten – ringjalljen.
QIRIU
Qiriu i Pashkeve eshte simboli i Jezu Krishtit, drita e vertet qe shndrit cdo njeri.
Ndezja eketij qiriu paraqet ringjalljen e Jezu Krishtit, jeten e re qe cdo besimtar e fiton nga Jezu Krishti dhe fale drites se Tij ne shkeputemi nga erresira dhe kalojm ne mbreterin e engjejve dhe shenjterve.
Pas ndezjes se qiriut me zjarrin e ri, behet procesioni m,e qirinje te ndezur, ne drejtim te Kishes.
Ky procesion me besimtaret simbolizon popullin e ri te Zotit qe e ndjek Krishtin e ringjallur, driten e botes.
UJI
Uji eshte elementi qe mundeson dhe pastron jeten, permes ujit kryhet apo behet sakramenti i pagezimit.
Nata e Pashkeve ne te kaluaren ishte i vetmi moment qe gjate vitit administrohej sakramenti i pagzimit, ndersa tashti eshte Nata ne et cilen ne menyre te vecant perkujtojm dhe ripertrijm premtimet e pagzimit, eshte momenti ne te cilin besimtari behet pjese e ringjalljes se Krishtit, qe paraqet kalimin nga vdekja ne jete.
VEZA E PASHKEVE
Ne fakt, veza per formen dhe substancen e saj shume te vecant qe mban ne vetvete ka pasur gjithmon nje rol shum te rensishem dhe nje domethenie te madhe, eshte definuar si: simboli i jetes, simboli i misterit.
Qysh ne kohet e lashta vete toka ishte konsideruar si dy pjes te te vetmes veze te ndare ne dy pjes, dhe vezet ishin simboli i kthimit te jetes.
Thuhet se edhe greket, kinezet dhe persianet i shkembenin vezet si dhurat per festat e Pranveres, e njejta gje behej edhe te egjiptjanet, te cilet shkembenin mes vete vezet e ngjyrosura si urim per fillimin e “Vitit te Ri” qe ateher ishte i bazuar ne baze te stineve te vitit.
Vezet konsideroheshin edhe si simbol i frytshmerise, pothuajse gati si nje magji, per arsye te lindjes te nje qenie te gjalle nga nje subjekt keshtu i vecant, qe ne ate kohe ishte e pashpjegueshme.
Ne kohet e lashta vezet konsideroheshin edhe si subjekt qe kishin ne vete nje fuqi te vecant dhe ishte praktik te viheshin nen themelet e shtepis per ta ruajtur ate nga cdo e keqe.
Eshte shum interesante se edhe grate shtaezena mbanin afer krahrorit te vete nje veze dhe keshtu zbulonin se a eshte djal apo vajz femija qe duhet lindur.
Dometheniet e shumta dhe te ndryshme qe kishte veza para kohes se re, me ardhjen e krishterimit, veza, behet simbol i ringjalles, por jo me i n atyres, por i vete njeriut, i ringjelles se Jezu Krishtit: sikur nje zog del i gjalle nga veza keshtu Jezusi del i fjall nga varri.
Vezet e ngjyrosura me ngjyra te ndryshme paraqesin ngjyrat e pranveres dhe driten e diellit; ndersa ato te ngjyrosura me ngjyr te kuqe simbolizojn gjakun e Krishtit i cili derdhet dhe dhuron jeten te gjithe atyre qe besojn ne et.
Shkembimi i vezeve te ngjyrosura, qe eshte praktik te behet ne festat e Pashkeve, paraqet gezimin qe na dhuron ringjallja e Jezu Krishtit, gezim ne te cilin jemi te ftuar te bashkendajm me et gjithe miqt dhe dashamiret.


Leave a Reply