Me vëndin tim po ç’mallem,
ku hala e pishës fëshfërin.
Këtu në Gjinar,nuk po tallem,
po thith aromën e vëndit tim.
Ku ajri mushkritë mi fërkon,
se nuk ka grimca plastike.
Kjo vlerë e madhe më mungon
burimi më solli vargje poetike.
Shumë Bilbila e Kanarina,
skenën ngritur ditë dhe natë.
Pa tangërllëk pa vitrina,
kështu u rrit Nënë dhe im Atë.
Larg nga skenat erotike,
me Natyrën këtu gju më gju.
Unë shkruaj me nota kritike,
ore nuk po vi kot deri këtu.
Kam dhe një arsye tjetër,
ky vënd më ngjan me Dusharë,
Nuk harrohet lidhja e vjetër,
harresën dreqi ta marrë.
Kur të kthehem atje në itali,
dhe të ngjitem të sodit malë.
Të më ngjajë si Shqipëri,
dhe një lotë le të më dalë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply