Dashi
Aktivitetet në grup do të shkojnë shumë mirë. Do të merrni këshilla të mira nga një person i cili i përket shenjës së shigjetarit. Jini të qartë dhe të vendosur.
Demi
Po sakrifikoni shumë për të tjerët, ndaj mendoni pak më shumë për veten duke bërë një periudhë pushimi. Mos u ndani menjëherë nga një person.
Binjakët
Situata të cilën po e jetoni është vërtetë e komplikuar dhe juve ju duhet gjithë energjia e mirë për ta zgjidhur atë. Mund të merrni mesazhe domethënëse.
Gaforrja
Mos e përjetoni si një dramë për çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironit. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me periudha të ndryshme.
Luani
Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Sot e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.
Virgjëresha
Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj sot. Ditë speciale për të lindurit ditën e mërkurë. Nëse po jetoni një histori ekstra, duhet të mendoni nëse ia vlen.
Peshorja
Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye sot. Një projekt po shkon drejt një përfundimi të mirë ndërsa do të realizoni disa gjëra që i keni për zemër.
Akrepi
Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.
Shigjetari
Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen ose ato që ziejnë. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.
Bricjapi
Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.
Ujori
Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Nëse keni lindur të dielën mos shpresoni më në atë lajmin ose telefonatën që prisnit. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.
Peshqit
Jini sa më shumë të rezervuar, sidomos në çështjet që i takojnë dashurisë. Edhe nëse do të merrni këshilla arsyetoni gjithmonë me kokën tuaj.


Leave a Reply