Të zgjedhësh datën e martesës është vendimi i parë, por edhe më i komplikuari. Të gjesh datën perfekte që i përmbledh të gjithë komponentët e nevojshëm si disponibiliteti i lokalit, bandës muzikore etj nuk është aq e thjeshtë.
Ne sugjerojmë për çiftet e ardhshme ditën e të dashuruarve. E ku ka më bukur se në këtë ditë të betohesh për dashuri të përjetshme? Në këtë ditë ku festojnë të gjithë të dashuruarit anembanë botës të shkëmbesh premtimet e dasmës është një mënyrë më sentimentale dhe poetike qoftë për ju por edhe për të ftuarit tuaj. Çdo vit në Amerikë në Empire State Building martohen 14 çifte në katin e 80 të kësaj ndërtese marramendëse.
Por çfarë e bën unike martesa në këtë ditë të veçantë?
Në këtë rast mund të bëjmë një “dasmë të kuqe” ku epiqendra e dekoracionit të dasmës të jetë tema e ditës së Shën Valentinit. Me të kuqe, mund të bëhen ftesat, konfetat, buqeta e nuses, një trëndafil i kuq mund të vendoset në xhepin e kostumit të dhëndrit etj. E bardha është ngjyra e dasmës dhe e kuqja ajo e dashurisë; një kombinim perfekt. Detajet janë ato që bëjnë diferencën por duhet bërë gjithmonë kujdes të mos ekzagjerohen.
Living.al


Leave a Reply