![]()
Energjia elektrike ka munguar gjatë natës së ndërrimit të vitit në qytetet shqiptare, si në jug ashtu edhe në veri. Ndër qytetet më gjendjen më kritike ka qenë Gjirokastra. Gjatë natës të Vitit të Ri, ky qytetet si edhe zonat përreth kanë pasur mungesë të energjisë elektrike që ka zgjatur me orë të tëra. Si rrjedhojë, shumë qytetarë e kanë pritur vitin 2013 me dritën e qiriut. Dyshohet se shkaku i mungesës së energjisë elektrike të jetë mbingarkesa në rrjet. Në qytetin e Fierit, energjia elektrike u ka munguar shumë qytetarëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit. Ndërkaq, në lagje të ndryshme të këtij qyteti dhe në orare të ndryshme, furnizimi me energji elektrike ka qenë i alternuar.
Në orët e fundit të vitit 2012, edhe në qytetin e Shkodrës mungesa e energjisë elektrike ka qenë e theksuar, duke lënë shumë lagje pa drita. Shkaku dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjet. Por këto lagje vazhdojnë të jenë pa drita edhe ditën e sotme. CEZ Shpërndarja nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim për ndërprerjen e energjisë. Probleme me mungesën e energjisë janë konstatuar edhe në rrethet e Mirditës, Lezhës, Kukësit, kryesisht në lagjet periferike të qyteteve dhe në fshatrat e thellë.
/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply