Ndërkohë ka nisur gjyqi për 7 anëtarët e bandës shqiptare mafioze që vepronte në Itali. Antimafia italiane ka kryer 30 mijë përgjime të 7 anëtarëve të grupit mafioz në Cossato.
Gjyqi po mbahet në gjykatën e Biellës, ndërsa procesi gjykues po drejtohet nga kryeprokurori Onelio Dodero. Antimafia kishte nisur hetimet në vitin 2001 për 7 shqiptarëve-shkruan lastampa.it
Ajo ka zbuluar bazën e parë në rrugën “Battisti” dhe më pas ka identifikuar bazën kryesore në Mecerata. Në momentin e arrestimit të grupit janë sekuestruar 100 kg heroinë dhe kokainë, ndërsa disa nga vajzat e shoqëruara kanë treguar në polici, se si trajtoheshin dhe detyroheshin për të prostituuar dhe të kryenin aborte, si qëllim për të dalë sërish në rrugë.
Nga dyshimet e para mendohet se janë 20 anëtarë, ndërsa 13 të tjerë priten të arrestohen në ditët në vijim. Aktualisht akumulimi i 30 mijë përgjimeve janë prova të reja dhe të mjaftueshme për dënimin e tyre. TIRANA TODAY


Leave a Reply