Panda e parë që ka lindur në Francë, sot për herë të parë është paraqitur në publik.
Juan Meng, emri i të cilës në gjuhën kineze nënkupton “përmbushje e ëndrrave”, u lind pesë muaj më parë në Francë dhe aktualisht është atraksioni kryesor në kopshtin zoologjik Buval në Francën qendrore, transmeton BBC.
Me vetëm katër muaj sa ka mbushur, panda ka argëtuar vizitorët e kopshtit me paraqitjen e saj të parë ditën es shtunë.
Emërimi me emër kinez ka kërkuar një bashkëpunim të gjerë diplomatik të Kinës dhe Francës. Pandat janë ndër kafshët më të rrezikuara të botës, prandaj shtete të ndryshme kanë marrë masa që zhdukja e tyre të evitohet. /gazetametro.net


Leave a Reply