Pogradeci dhe zona afer tij, kane qene vendbanime te rendesishme ne lashtesi. Kjo treve ka qene e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjes se Krishtit (BC)
Gjurme te kesaj lashtesie gjenden afer Buqezes, ku ndodhen disa palafite prehistorike te ndertuara mbi siperfaqen e ujit.
Varret monumentale te Selces se Siperme dhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin per nje rajon teper te zhvilluar ne lashtesi. Ketu ka jetuar dhe eshte varrosur edhe mbreti ilir Klit.
Sipas burimeve te antikitetit, kjo zone ka qene e banuar nga Fiset Ilire te Enkelejve dhe Desareteve. Ne kete rajon ne fund te shekullit V (BC), u formua nje shtet i fuqishem Ilir, me vendbanime dhe keshtjella rrotull Liqenit te Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Keto qendra kane luajtur nje rol te rendesishem ne lufterat Iliro-Maqedonase dhe Iliro Romake. Neper kete zone kalonte ne antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen.
Ne koder, siper qytetit ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qene e banuar qe ne shekullin V para Krishtit (BC). Ka qene e banuar deri ne shekullin X , kohe pas te ciles banoret zbriten me afer Liqenit, te cilin Romaket e quajten Lyhnidos , qe do te thote Liqeni i Drites.


Leave a Reply