POGRADECI eshte qyteti i Artit, Kultures dhe Tradites se pasur shqiptare. Eshte qyteti i shkrimtareve te medhenj si Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Pogradeci eshte qyteti i piktoreve te mirenjohur Taso, Vasili, Lako, Zeka e te tjere.
Fotografi Ardi Fezollari, fitues i disa cmimeve Kombetare e Nderkombetare, me kameren dhe talentin e tij sjell tek ju bukurite dhe momentet e paharruara te Pogradecit .
Pogradeci me nje tradite te pasur ne artizanat perfaqesohet sot denjesisht nga artistet e gdhendjes ne dru Icka , Basho e shume te tere.
Pogradeci eshte qyteti ku praktikohen shume lloje sportesh, duke filluar nga futbolli, minifutbolli, basketbolli, boksi, beach-volley dhe sportet e ujit. Skuadra e futbollit vazhdon te jete ne kategorine e dyte, por asnjehere nuk i ka munguar tifozeria e qytetareve te Pogradecit. Skuadra e minifutbollit eshte pretendente per fitimin e titullit ne kategorine e pare. Basketbolli e Volejbolli jane ne krye te klasifikimit. Skuadra e boksit “Dragoi” gjithmone ka stervitur kampione.
Pogradeci ka nje tradite shume te pasur folklori, me larmi kostumesh popullore dhe kenge e valle melodioze te frymezuara se tepermi nga bukurite natyrore te kesaj zone.
Teatri i Kukullave SarandePogradeci kohet e fundit eshte bere i njohur per “Festivalin Nderkombetar te Teatrit te Kukullave”. Kjo tradite fillimisht nisi si nje iniciative kombetare, por me pas u shnderrua ne nje Festival Ballkanik e me pas me pjesemarrjen e trupave nga vende te ndryshme te botes mori permasa nderkombetare.
Kukullat si Tomi e Xherri, Borebardha dhe Xinxifilo, sjellin gezim e kenaqesi tek femijet ne te gjithe boten.
Gjate gjithe vitit Pogradeci me mundesite e shumta per argetim behet qyteti me i preferuar ne Shqiperi per pushime dhe qetesi. Kjo eshte arsyeja qe vizitoret presin me padurim te rikthehen perseri.
info@pogradec.info


Leave a Reply