Ekspertët kanë zbuluar tetë faktorë që janë të përgjegjshëm për 40% të vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.
Konsumimi i duhanit, alkoolit dhe dieta e shëndetshme janë në krye të listës. Vetëm duhani është shkaktar për një në pesë vdekje të lidhura me kancerin.
Studiuesit australianë në Institutin e Kërkimeve Mjekësore thanë se pjesa më e madhe e vdekjeve shkaktohen nga 2 faktorë neglizhues.
“Në shumë raste, kanceri është i pashmangshëm. Ky studim nxjerr në pah atë që ne dimë prej vitesh: kanceri nuk është çështje gjenetike apo fati. Ka shumë njerëz që mund të parandalojnë zhvillimin e kancerit,” – thanë studiesit për Dailymail.
Ndalimi i konsumimit të duhanit, dieta e shëndetshme do të ndihmonte në parandalimin e sëmundjes, që merr 8.2 milionë jetë njerëzish në gjithë botën çdo vit.
Ja faktorët:
1-Duhani 20.3%
2-Obeziteti 5%
3-Dieta e ulët 5%
4-Infeksionet (sëmundjet ngjitëse) 5%
5-Rrezatimet e diellit UV 3.2%
6-Alkooli 2.4%
7-Të mos ushtroheni 0.8%
8-Hormonet 0.4%
/Ora News.tv/


Leave a Reply