Ne përkujdesemi për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 47 jetimë të
kësaj kategorie. Zakonisht, çdo muaj ne u sigurojmë gjërat
elementare për të jetuar 80 familjeve, ndërsa tani numri i atyre që
u sigurojmë pako ushqimore është zvogëluar shumë. Këtë herë na kanë
mbetur pa i siguruar edhe 55 pako ushqimore për muajin dhjetor e që
këto familje të kanë mjaftueshëm ushqim, si dhe ti përgatisin
fëmijët e tyre me vesh-mbathe si qorap, pizhama, dhe veshmbathe të
ngrohtas dhe gjera tjera te nevojshme për dimer dhenese arrijm tu
sigurojm nga një dhuratë për familje për festat e fundvitit .
Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të
blini disa libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë
luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe ose gjermane, me çmim prej 10 €
për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose
drejt për së drejti ju mund të bleni pako ushqimore për ti dhuruar
për nevojtaret.. Edhe në libër janë përjetimet e femrave të dhunuara.
Nga shitja e librit, ne shpresojmë ti sigurojmë këto pako ushqimore
si dhe veshmbathjeve për fëmijët e viktimave dhe fëmijëve skamnor.
Në mesin e viktimave ka femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi
të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në
fytyrë dhe trup që nuk mund të dalin të kërkojnë ndihmë diku, ose ato
që nuk janë të vetëdijshme.
Ju lutemi kontribuoni për t’ua kthyer buzëqeshjen edhe për një çast
këtyre familjeve, duke ua lehtësuar dhimbjen këtyre nënave, duke ua
bërë jetën më të lehtë, dhe duke e ndier veten mirë së pakupër festa.
Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare për viktimat përmban :1 kg
krip, 2 qese makarona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për
gjella, shtojcë për gjella ( vegeta), 1 paketim djathë të butë( që
shërben edhe për pite),1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për
lyrje buke, 200 gram kafe, 3 kg sheqer, 2kg patate, 2kg qepë , 2 kg
fasule, 2 kg perime, 200 gram çaj , 1 thes detergjent për rroba ,1
shampon për flokë, 1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një
dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza per enë, 1 kg suxhuk ose
gjysmë kg mish, 3 litra vaj. Mishi dhe suxhuku zakonisht
zëvendësohet me kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për
ti ruajtur.(pasi shumica nuk kanë frigorifer).
Kontributi juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com
Nëse ju dëshironi të ndihmoni, ju lutemi na kontaktoni në telefonin
(0377) 044 209 651 ose nëse vendosni të na ndihmoni me mjete, këtë
mund ta bëni në xhirollogarinë e Organizatës, ndërsa ne ju sjellim
librat. Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për
ndihmën dhe përkrahjen tuaj.
Xhirollogaria e Organizatës :
ProCredit Bank ,Numri i pranuesit : 1110172740000153
emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas JETA NE KASTRIOT,
Adresa : Rruga “Hajdar Dushi” hyrja 2 numër 5 Prishtinë- Kosovë
Kush jemi ne:
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot”, është organizatë e regjistruar
dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e
benificuar. Ne përkujdesemi për 316 femra të cilat janë të dhunuara
fizikisht dhe seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës
së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma
të tjera … Deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë
punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të
dhunës seksuale, fizike dhe psikike, të cilat kanë nevojë dhe tash
janë në mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar
2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveç se
114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinj të prerë,
gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk
sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme
në trup, djegie me cigare dhe gjëra tjera, etj.). Tri nga ato kanë
bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi. Ato janë në gjendje të rëndë
shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesen përveç për veten edhe
për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat, 2016 femra të
dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 107 fëmijë
që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesen e nënës, e cila është nën
presion e dhunimit, frikës, skamjes dhe përbuzjes nga rrethi,
institucionet, ndërsa të braktisura nga burrat janë 386 gra për
shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveç ndihmës
profesionale të mjekëve që janë të gjithë profesionistë, që së paku
për disa kohë t’i financojmë fëmijët e tyre përmes trajtimit mjekësor
t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të
gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë kaluar problemet psikike dhe
fizike, të mund të gjenden në shoqëri pa ndihmën tonë. Nënat e
dhunuara, janë gra të traumatizuara që presin ndihmën nga të tjerët,
sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që
kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Ne nga krijimi i OJQ “Jeta në
Kastriot” gjatë viti 1999, por edhe para se të regjistrohej, kemi
punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojmë femrat të cilat kanë
qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike të cilat kanë
nevojë tash për mbështetjen tonë. Deri më tani si pasojë e asaj që
gratë u kanë treguar familjarëve të tyre, kryesisht burrave dhe
familjarëve të burrit se kanë qenë të dhunuara, numri i grave të
braktisura me fëmijë, por edhe pa fëmijë po rritet çdo ditë më shumë.
Ne shfrytëzojmë mënyrën si e kemi bërë deri me tani nëpërmes
kontrolleve të tilla që askush mos të vihet në pozitë të vështirë dhe
që më shumë askush mos të pësojë për shkak se atyre iu duhet trajtimi,
ato të braktisen nga burrat e tyre.
Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe
përkrahjen tuaj.
Prishtinë, dhjetor 2017
Me nderime nga
stafi i Organizatës
Leave a Reply