Të të lënë mund të jetë një nga gjërat më të tmerrshme në jetë. Edhe të lësh dike hyn fare mirë në atë kategori. T’i japësh fund një marrëdhënieje me dikë që e ke dashur dhe respekton të vë mbi supe një barrë të rëndë emocionale. Si dhe, duhet të gjesh mënyrën që do t’ju lëndojë të dyve ju, sa më pak.
Një studim i ri nga Universiteti Brigham Young në Utah analizoi shkencërisht mënyrat më të mira për t’u ndarë nga dikush. Ndërsa profesori linguistik, Alan Manning gjeti se kur njerëzit marrin lajme të këqija, duan t’ua thonë dejtpërdrejt, pa shumë ujëra.
“T’i thuash dikujt troç ‘dua të ndahem me ty’ është shumë e ashpër. Është e nevojshme që t’i paraprini me një ‘duhet të flasim’. Kështu, personi nga i cili po ndaheni, krijon një ide për bisedën që vjen më pas dhe e proceson më lehtësisht,” thotë Manning.
Pra, mënyra më e mirë për t’u ndarë nga dikush është t’ia thoni ashtu siç e ndjeni. Drejt, qartë, por me kujdes.
Nëse jeni personi që po ndaheni, është më komode për ju ta mbushni lajmin me përkëdhelje apo fjalë të ëmbla. Sidoqoftë, studimi tregon se personi nga i cili po ndaheni do ta vlerësonte më shumë diçka të shkurtër dhe objektive. Është më e lehtë për ta kështu.
Kur ta gjeni veten në një situatë të tillë, niseni me “duhet të flasim”, prisni pak dhe përfundojeni me një “duhet të ndahemi”. Pjesa tjetër rrjedh vetë.
Burimi: Elle


Leave a Reply