Kleriku i nderuar i kishës katolike dom Nikollë Noga –Tusha, u lind buzë liqenit të Shkodrës në Shirokë në vitin 1895. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin dhe dy vitet e studimeve filozofike në SARZANA (Itali). Pastaj vazhdoi studimët teologjike në GjENOVA të Italisë, të cilat i përfundoi në vitin 1919. Dom Nikolla, pas shugurimit në vitin 1919, në shenjë nderimi që pati ndaj figurës së ‘’Zojës së Këshillit të Mirë’’ (e cila që nga 1896 njifet si “Mbrojtësja e Popullit Shqiptarë” ), më entuziazëm përshpirtërie e tha meshën e parë në shenjtërorën e Gjenezzanos.
Veprimtaria e tij meshtarake
Pas shugurimit dhe meshës së parë, i prirë nga atdhedashuria, dom Nikolla kthehet në Shqipëri dhe emërohet famullitar në Dush të Pukës e më vonë në Qelëzë. Pas definimit të pa drejt të kufive shtetërorë 1913-1920, dhe ardhjes së diktaturës zogiste ( 1925-1939), kleriku dom Nikolla nuk kishte gjetur qetësi shpirtërore. Këtu së bashku më leksikologun e njohur shqiptar dom Nikollë Gazullin, për t‘i kundërvuar diktaturës së mbretit Zog, organizojnë opozitën popullore, për rrethin e Pukës. Por, pas mossuksesit rreth organizimit të popullit për kryengritje, len Pukën dhe strehohet në Malin e Zi, pikërisht në Arqipeshkvinë e Tivarit, tek arqipeshkvi Nikolla Dobreqiç (Nikollë Dobreci) (1912-1955) i cili në vitin 1927 e emëron famullitar në Kllezën, ku qendoi deri në vitin 1933. Gjatë qëndrimit të tij në Kllezën dom Nikolla, për shkak të mungesës së priftërinjëve në vitet 1931-34, ka administruar edhe famullinë buzë lumit Buna, të shën Gjergjit. Për kontributin e dhënn si mështar i zellshëm Selia Shenjte në vitin 1933 e nderon më titullin “Imzot“ latinisht “Monsinor” që d.m.th, kapelan i Papës. Në kohën kur përreth e përqark bëhej gati të ndezej zjarri e luftës së Dytë Botërore, dom Nikolla shërbeu në Salç. Në vitet 1940-1945, kur luftrat kishin zbërthyer në të gjitha anët, jetën meshtarake e kaloi duke shërbyer në kishën e Ulqinit.
Ngritja e flamurit shqiptar në Ujtmirë (Dobrovod)
Me dalje në skenën politike të Partisë Komuniste, e cila si ideologji kishte ateizmin, coptimin apo shuarjen e popujve të vegjël, dom Nikolla së bashku më Caf beg Ulqinin dhe një grupë burrash të zgjedhur nga Shestani në vitin 1940, organizuan ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në vendin e quajtur në Ujtmirë (Dobrovodë) afër Tivarit, tek Ulliri i vjetër. Ngritja e flamurit ishte shenj përcaktimi të ri të kufirit në mes Jugoslavisë dhe shtetit shqiptar. Një vit më vonë, më 14. qershor 1941 (ditën e Korbit të Krishtit) , nën udhehëqjen e dom Nikollës, dom Ivo Belas, famullitarit të Trijepshit, Caf beg Ulqinit dhe aktivistëve të tjerë, më pjesëmarrjen e rreth 5.000 burrave malësorë pa dallim feje, nga Ulqini me rrethina (Shestani, Kraja, Ana e Malit, shën Gjergji, Bratica etj. ) u ngritë Flamuri shqiptar në Kompanjelin e kishës së Ulqinit. Në këtë ngritje morën pjesë edhe hoxh Llunja, Elez Lama, Kolë Lucë Noja, Rrok Shkreli, Dedë Gjon Nikë Delija nga Zogajt etj. Më vonë kur Partia Komuniste erdhi dhe forcohej, më 24. nëntor 1944, këta aktivistë u shpërndanë. Dom Nikollë Tusha, duke qenë shumë herë i kërcënuar me burgosje dhe likuidim fizik nga Komitetit I Partisë Jugoslave, u detyrua për të ikur nga Ulqini dhe u strehua tek kushëriri i tij në fshatin Juban, afër Shkodrës. Por as këtu jeta e tij nuk ishte e sigurt, për arsye se, sigurimi shqiptar, i cili kishte një bashkëpunim të ngushtë më atë Jugosllavë, zbuloi qëndrimin e tij dhe duke e arrestuar ia dorëzojë sigurimit Jugosllav. Komitetit i Partisë Jugosllave në fillim të vitit 1945, pa ndonjë hezitim, dënon më vdekje klerikun katolik, së bashku më Vaso Filipin nga Pistulli, Ali Beqirin nga Krytha, Lekë Macin e Kolës nga Shestani etj. Pas qëndrimit të tyre në burgun Bogdanovëkraj, më 4. nëntor 1946. në Bijelashka Papretima (Fier Bardh) bën ekzekutimin e tij, së bashku më të lartpërmendurit. Kështu, dom Nikollë Noga-Tusha, duke mos patur mirëkuptim nga bashkvëllëzerit tij mështar e as nga Arqipshkëvi i vendit Dobreqiç si dhe duke mos patur mëshirë nga kumunistat serbo-malazias, përfundoi jetën e tij tokësore, për ta fituar jetën e përjetëshme tek Ati Qiellor, të cilit ia kishte kushtuar jetën që atë ditë kur ishte nisur për në rrugën e mështarisë.
Buzuku- Arkiv


Leave a Reply