Skenës shqiptare tashmë do t’i mungojë edhe një tjetër yll. Aktorja e madhe e teatrit, filmit, kinemasë shqiptare Hajrie Rondo ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë duke u ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Ajo njihet jo vetëm nga brezi i vjetër por edhe të rinjtë për rolet e saj të shumta si në filma ashtu edhe në komedi ku dha gjithë shpirtin e saj dhe duke u shkrirë me personazhin.
Prej kohësh Rondo vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën edhe ishte gjithë kohës në trajtim por nuk arriti t’ia dilte me gjithë premtimet e saj se do bënte gjithçka për të qenë në jetë dhe për t’u ngjitur sërish në skenë.
Ajo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë. Një aktore me diapazon të gjerë, ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Deri në vitet e fundit ajo jetonte në qytetin e Fierit.
Filmografia
Ballkan Pazar (2011)
Ne dhe Lenini (2009), Semihaja
Dhimbja e dashurisë (2008) serial
Tifozët (2004) – (TV), Frosa
Borxhliu (1999) – (TV), Fija
Dashuri në krisma – (1997) (TV),Zenepja
Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
Pesha e kohës – (1988), Evanthia
Një vit i gjatë – (1987), Donika Saro
Përrallë nga e kaluara – (1987),Tana
Kush vdes në këmbë – (1984), Lina
Një emër midis njerëzve-(1983)
nëntori i dytë – (1982), Lima Kepiego
Agimet e stinës së madhe, – (1981), Xifja
Vëllezër dhe shokë – (1980), Mara
Ikja e një aktoreje të madhe

Aktorja e madhe Hajrie Rondo ka ndërruar jetë para pak minutash në moshën 66 vjeçare në Himarë.
Lajmi konfirmohet nga newsbomb.al. Muaj më parë aktorja i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, vetëm pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit.
Aktorja mori çmimin ‘Simbol i Qytetit’ nga Erion Veliaj ndërsa preku zemrat e të gjithëve kur rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.
“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë.
“Shiheni jetën me ngjyra”. Këto kanë qenë fjalët që aktorja u ka drejtuar të gjithëve.
Mesazhi i aktores dhënë në ceremoninë e marrjes së “Simbolit të Qytetit”:
“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vëmendjen tuaj.
Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo t’i them… def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola.
Me këtë rol le të kontribuoj pak, meqë është edhe muaji kundër kancerit të gjirit për t’iu thënë grave shqiptare të bëhen të forta. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”, thotë aktorja e madhe ndërsa ka recituar edhe disa vargje të mrekullueshme si një mesazh për jetën.
Pavarësisht viteve dhe sëmundjes së rëndë arrin të emetojë gjithë fisnikërinë e hijeshinë që e karakterizon. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Artikulli i newsbomb.al publikuar më 26. 10. 2016
Pas betejës me sëmundjen e rëndë, Hajrie Rondo u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”. Ajo tha se edhe gjatë premierës së shfaqjes “Tre Dhëndurët” ishte me kimioterapi.
“Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Kam bërë ndërhyrje kirurgjikale të zorrës së stomakut. Kjo më dobësoi dhe nuk e mora dot veten, por luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëj. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: shikoje jetën me ngjyra të bukura”.
Aktorja dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare: “Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej. Në këtë sëmundje me mijëra njerëz me kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”.
Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: “Çdo të mbjellësh do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk di gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: mami nesër ke sebep. Dua t’i jap uratat sa një pash vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do t’ju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë.” Edhe pas vështirësive aktorja është e lumtur dhe u ka thënë të gjithëve që ta shohin jetën me ngjyra.
Shuhet Hajrie Rondo, fjalët prekëse të “Marigosë”

Ndarja nga jeta e aktores Hajrie Rondo është një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare. Keqardhje për këtë humbje ka shprehur edhe aktorja Elvira Diamanti. Aktori e cila ka luajtur edhe rolin e “Marigos” në komedinë “Përrallë nga e kaluara”, shprehet e tronditur për ngjarjen.
“Kisha dalë për të blerë diçka dhe te TV e pashë, u trondita shumë, Hajria e donte shumë jetën. Ajo ka luftuar fort, që arriti të jetonte edhe kaq gjatë, pasi sëmundja ishte e rëndë. Janë disa gjëra që nuk i kemi në dorë. Më vjen keq për Hajrien, si grua, si njeri, për familjen e saj, por edhe artin”, u shpreh aktorja.
Ajo shtoi më tej se Rondo ka lënën si trashëgimi një krijimtari të pasur me role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. “La një krijimtari të pasur, role që kanë mbetur në memorien e njerëzve. Një karrierë edhe si drejtuese në teatrin e Fierit, la shumë miq dhe kolegë, pasi ishte një kolege shumë e mirë”, tha Diamanti.
Mesazhi i Hajrie Rondos për femrat shqiptare: Si të luftoni kancerin

Një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Hajre Rondo do i mungojë skënës së teatrit, filmit, publikut, por padiskutim familjes së saj.
Rondo ishte një aktore e pazëvendësueshme dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm për kinematografinë shqiptare. Aktorja Hajrie Rondo pas betejës me sëmundjen e rëndë, u rikthye në skenën e teatrit, me dramën shqipe “Tre Dhëndurët”.
E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, në 26 dhjetor të vitit 2016 aktorja dha edhe një mesazh për të gjitha femrat shqiptare.
“Femrat të bëjnë kontrolle sa më të shumta, që ta kapin në kohë. Kjo është dhe porosia dhe këshilla e gjithë mjekëve. Tek mua rezonanca manjetike tregoi një masë që duhej bombarduar, që të luftohej. Në këtë sëmundje me mijëra njerëz më kanë mbështetur dhe kjo është një terapi. Ngjitja ime në skenë ishte për të dhënë një mesazh me këtë rol, kush ka rëndesa të tilla dhe në veçanti grave që të luftojnë, ta mbajnë jetën me dhëmbë. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar”.
Fjalët e fundit të Hajrie Rondos për publikun shqiptar

Me dhjetëra role në filma dhe teatër, aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo ka lënë mbrapa një sërë rolesh artistike të cilat do të jenë të pavdekshme në sytë e shqiptarëve.
Para disa muajsh ajo u dekorua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me medaljen e mirënjohjes “Simboli i qytetit”.
Ajo ka qenë edhe dalja e fundit publike e aktores legjendare, nga ku ka thënë edhe fjalët e fundit drejtuar popullit shqiptar.
“Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjis prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, ka thënë aktorja.
Koha Jone


Leave a Reply