Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i dhanë fund beqarisë në një dasmë me shumë të ftuar “vip”, ku binte ne sy pjesëmarrja e lartë e drejtuesve të LSI. Madje ishte i pranishëm edhe vetë Nar Koka, “truri” i aleancave të kësaj partie.
Por Besi dhe Xhensila nuk kanë qenë të vetmit “vipa” që i dhanë fund beqarisë këtë fundjavë.
Aktori i njohur i serialit “o Sa Mirë”, Ernest Zymberi, është martuar me Albulenën, me të cilën ka qenë në një lidhje prej shumë kohësh.
1 / 2
PrevNext
“U zgjova herët në mëngjes i eksitum ashtu qysh është vetë dita e dasmës! Është dita qe jemi përgatite sot e sa kohë… Sot ne do të bëjmë premtimin tonë për t’u zotuar për njëri-tjetrin përgjithmonë. Gjate kohes qe po behesha gati , mu rikthyen plot kujtime te dashnis sone. Takimi i pare ( ne ora 17:10, Intro ) e gjithqka qe ka nise prej asaj dite per afer 4 vite lidhje e dashni…edhe sot e pyes veten se çfarë te mire kam bere per me te meritu ty ..M’u kujtuan kohet e veshtira dhe momentet qe nuk do ti perballoja vet dhe jam mirënjohës që ishe me mua dhe i perjetuam e i zgjidhem bashkë. Koha me ty ec shpejt dhe mire, me te dyten pajtona me shume ?? Mezi pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty..Nuk është se shkruaj shpesh diqka si kjo, sidomos gjate sa tash, por sot eshte krejt ndryshe. Keshtu qe duhet qe ta ruajme mire këtë shkrim sepse nuk mund t’premtoj shumë letra, por t’premtoj dashurinë, përkushtimin, besnikërinë dhe mbrojtjen time. Deri në frymën e fundit të jetës sime, unë do të të dua pa kushte. Unë do të mbroj dhe do të mbaj të sigurtë. Do te dua dhe te respektoj me shume se cdo skene e rreme e filmit dhe teatrit. Dashnia e jem nuk është e përsosun si unë, por kjo nuk do të më pengojë të përpiqem të jem i tillë në sytë e tu. Nëse dështoj gjatë rrugës, më kujto, më qorto, më duaj, derisa të kthehem në shqisat e mia. Ti dhe vetëm ti mund të më kthesh aty përsëri. Me dashni dhe lumtuni Bashkeshorti në tentativë. Te dua”, shkruan aktori në një postim në rrjetet sociale.
http://www.syri.net
Leave a Reply