Te nderuar besimtare ,na lejoni te ju percjellim urimet me te mira me rastin e festes se KURBAN BAJRAMIT . Kjo eshte feste e botes islame,por nder shqiptare festohet bashke. Shqiptaret nuk kane qene asnjehere te ndere ne baze te fese . Andaj te gjithve ju urojme :
GEZUAR E PER SHUME MOT FESTEN E KURBAN BAJRAMIT
Paci paqe ,begati,lumturi e shume dashuri ne vatrat tuaja familjare. Urojme qe cdo gje te shkoje mire edhe gjate kesaj feste. Te jeni mire me njerzit tuaj te dashur,te jeni mire me shoket e koleget tuaj, me miqte tuaj. Festat na bashkojne te gjithve edhe nese kemi meri festa na kthen tek miku ,shoku ,kolegu,vellai ,apo motra ,tek prindi. Andaj shtrini doren e pajtimit gjithe sejcilit qe mund ju keni bere sadopak keq. Eshte koha e faljes,eshte koha e bashkimit,larg merive,larg hatermbetje. Kur jemi te gjithe bashke bejme pune te bukura,por jemi me te sigurte per jeten ,per te ardhmen tone . Ndaj mos hezitoni te shtrini doren e pajtimit ,te faljes. Falja e pajtimi jane vepra burrnore te njerzve te zgjuar,ndaj bejeni.
Festat na bashkojne te gjithve bashke ne nje darke ,ashtu sic dime ne shqiptaret ta bejme. Por te mos harrojme se dikush ,jo shume larg nesh ka nevoje per ndihmen tende. Shpirti juaj nuk do te gjete paqe,nese komshiu juaj nuk ka as buken per femijet e tij,ndaj mos hezito ,merre darken me vete dhe ndaje me ta,se keshtu te don dhe i madhi Zot me shume. Kemi nevoje per me shume dashuri ,respekt per njeri – tjetrin,ndaj bejeni pa e menduar dy here.
Ka te vetmuar,pleq .te pa afte per pune,femije jetim. U qendroni afer,se edhe ata duan pak perkrahje . Jeta per ta eshte shume e rende,andaj lehtesojani sadopak festen ,duke i qendruar prane,por jo vetem per festen,por cdo here qe te ju krijohet sado pak kohe !
Bejeni se dhe Zoti do te jete krenar per vepren tuaj !
Gezuar te gjithve ,kaloni sa me bukur kete feste te madhe te botes islame !
Paqja e meshira e Zotit kjofte mbi ju te gjithe!
Gezuar
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk ”
Danimarke – Kopenhage , 1 Shtator 2017.


Leave a Reply